Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) tha se vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë janë regjistruar 25 raste të reja me fruth.
Më 15 gusht 2021, teksa trupat amerikane ishin drejt përfundimit të tërheqjes së tyre nga Afganistani, militantët talibanë morën pallatin presidencial në Kabul, dhe rivendosën kontrollin mbi vendin.
Fotoreporterja e famshme iraniane, Yalda Moaiery, është dënuar me 15 vjet burgim për mbulimin e luftës së Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit. Ne ju sjellim disa fotografi të shkrepura nga ajo gjatë konfliktit, para se të dënohej në mungesë.
Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Predikuesi islamik nga Bosnje e Hercegovina, Elvedin Peziq, pritet të deportohet gjatë ditës nga Kosova, pasi një ditë më parë ishte shoqëruar nga Policia e Kosovës para një aktiviteti në Vitomiricë të Pejës.
Predikuesi i fesë islame nga Bosnjë e Hercegovina, Elvedin Peziq, është shoqëruar të enjten nga Policia e Kosovës për intervistim informues, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës.
Udhëheqësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se partia e tij heq dorë nga çdo kërkesë për postin e kryeparlamentarit, presidentit dhe pjesëmarrjes në Qeveri, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje mund t’i mbajë të gjitha.
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës, me inicialet F.S., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit të tij të Rritjes, për gjysmën e dytë të vitit 2026. Por, Kosova rrezikon t’i humbë një shumë të konsiderueshme të këtyre mjeteve, nëse vazhdon kriza politike dhe mosfunksionimi i institucioneve shtetërore.
Një gjykatë siriane e dënoi të martën me vdekje liderin e rrëzuar Bashar al-Assad, pas një gjykimi në mungesë, duke e shpallur fajtor për krime që përfshijnë vrasje, tortura dhe arrestime arbitrare gjatë luftës gati 14-vjeçare të vendit.
Rusia tha se të paktën 13 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë në sulmet ukrainase ndaj objektivave në rajonin qendror të Tatarstanit, në një nga sulmet më vdekjeprurëse të Kievit që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Kremlini, më shumë se katër vjet më parë.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si “absurde”, “kërcënuese” dhe qasje “shoviniste” idenë e përmendur sërish nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër.
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se është tërhequr nga kërcënimet për veprime të menjëhershme ushtarake kundër Iranit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me Teheranin për Ngushticën e Hormuzit.
Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë i ka reaguar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke e cilësuar si të gabuar çdo përpjekje për të tërhequr paralele mes Kosovës dhe situatave të tjera ndërkombëtare.
Omani e dënoi sulmin e fundit ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit – që dyshohet se është kryer nga Irani – teksa tha se bisedimet me Teheranin për arritjen e një marrëveshjeje për një rrugë të re përmes kësaj ngushtice janë “pozitive” dhe “konstruktive”.
Imazhet satelitore të publikuara nga Vantor, tregojnë shkallën e dëmeve në ndërtesat e kompanisë Wildberries në mbarë Rusinë.
Sipas AUV-së, gjetjet më serioze lidhen me qumështin.
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mbahet të shtunën paradite, ka vendosur kryesuesi i saj Avni Dehari, pavarësisht se një afat kushtetues për përfundimin e saj mbaron qysh sonte në mesnatë.
Shfaq më shumë