Ndërlidhjet

Sveçla: Është gjetur arsenal armësh pranë lokacioneve të varrezave masive në Zubin Potok

Disa nga armët e sekuestruara nga Policia, që u ekspozuan, duken se janë të ndryshkura.
Disa nga armët e sekuestruara nga Policia, që u ekspozuan, duken se janë të ndryshkura.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se një arsenal armësh, municionesh, e uniformash ushtarake u gjet në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, aty “ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive” dhe ku autoritetet kanë konfirmuar se kanë identifikuar mbetjet kockore të të paktën 23 personave.

Autoritetet dyshojnë se këto armë mund të jenë përdorur për vrasjen e 23 personave. Megjithatë, Policia tha se ky dyshim duhet të verifikohet.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe një herë dimensionin të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Veriu i vendit tonë, përveç se ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve, është shfrytëzuar edhe për fshehjen e trupave dhe krimeve”, tha Sveçla në një konferencë për media në Mitrovicë.

Policia ekspozon armatimin që tha se e gjeti në veri të Kosovës

Më 20 gusht, Policia e Kosovës ekspozoi armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake që tha se gjeti në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
1/10 Më 20 gusht, Policia e Kosovës ekspozoi armë, municione dhe pajisje të tjera ushtarake që tha se gjeti në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Sipas autoriteteve, këto pajisje ushtarake u gjetën në disa lokacione në veri, afër Kalludrës së Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës në Kosovë më 1998/99.
2/10 Sipas autoriteteve, këto pajisje ushtarake u gjetën në disa lokacione në veri, afër Kalludrës së Zubin Potokut, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës në Kosovë më 1998/99.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Armë dhe municione të ekspozuara nga autoritetet më 20 gusht.
3/10 Armë dhe municione të ekspozuara nga autoritetet më 20 gusht.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Në mesin e armëve të gjetura, sipas drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, ka armë të gjata, armë gjuetie, armë të shkurtra e lloje të tjera armatimesh.
4/10 Në mesin e armëve të gjetura, sipas drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, ka armë të gjata, armë gjuetie, armë të shkurtra e lloje të tjera armatimesh.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë thanë se armët e municionet do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve për të kuptuar origjinën e tyre dhe nëse janë përdorur në ndonjë rast që është hetuar.
5/10 Autoritetet ligjzbatuese në Kosovë thanë se armët e municionet do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve për të kuptuar origjinën e tyre dhe nëse janë përdorur në ndonjë rast që është hetuar.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Disa municione të ndryshkura. Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se duhet të kryhen ekzaminime të armatimit të gjetur, për të kuptuar nëse ato janë përdorur për vrasjen e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në tri lokacione në Zubin Potok.
6/10 Disa municione të ndryshkura. Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha se duhet të kryhen ekzaminime të armatimit të gjetur, për të kuptuar nëse ato janë përdorur për vrasjen e 23 personave, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në tri lokacione në Zubin Potok.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Përveç armëve, Policia ekspozoi edhe uniforma ushtarake dhe gazmaska, që tha se i gjeti gjatë bastisjeve në veri.
7/10 Përveç armëve, Policia ekspozoi edhe uniforma ushtarake dhe gazmaska, që tha se i gjeti gjatë bastisjeve në veri.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Uniforma, armë dhe municione të ekspozuara në Mitrovicë më 20 gusht.
8/10 Uniforma, armë dhe municione të ekspozuara në Mitrovicë më 20 gusht.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armët janë sekuestruar në fshatrat në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore, duke shtuar se zbulimi i varrezave masive nxjerr në pah se veriu i Kosovës është shfrytëzuar për fshehjen e trupave dhe krimeve.
9/10 Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armët janë sekuestruar në fshatrat në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore, duke shtuar se zbulimi i varrezave masive nxjerr në pah se veriu i Kosovës është shfrytëzuar për fshehjen e trupave dhe krimeve.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Autoritetet në Kosovë po kërkojnë që Serbia të hapë arkivat ushtarake, në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës.
10/10 Autoritetet në Kosovë po kërkojnë që Serbia të hapë arkivat ushtarake, në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës.
Armë të llojeve të ndryshme, uniforma e pajisje të tjera ushtarake u ekspozuan në Mitrovicë më 20 gusht. Autoritetet thanë se ato u sekuestruan gjatë operacioneve të kryera në veri të Kosovës dhe në afërsi të lokacioneve ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
Shfaq më shumë Shfaq më pak
Previous slide
Next slide

Ai tha se tani armët do t’i nënshtrohen analizave për të kuptuar nëse të njëjtat janë përdorur për vrasjen e 23 personave që u gjetën në varrezat e dyshuara masive në veri apo edhe në raste të tjera.

“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t'i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuara, përfshirë ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve të tjera kriminale”, tha Sveçla.

Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media.
Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë konferencës për media.

Sipas tij, puna e institucioneve nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me zbardhjen e rrethanave, me identifikimin e përgjegjësve dhe “mbi të gjitha me përpjekjet tona për të sjellë drejtësi për çdo të vrarë, të masakruar apo të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Nga Policia thanë se gjatë bastisjeve në 48 lokacione, u gjetën armë të ndryshme, të gjata, municione, pushkë gjuetie, armë të shkurtra, mjete shpërthyese, uniforma ushtarake etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, po ashtu tha se ka dyshime që armët të jenë përdorur për të vrarë anëtarët e “grupit të intelektualëve të Mitrovicës”.

Institucionet e Kosovës dyshojnë se mbetjet mortore që u gjetën në Zubin Potok mund t’u përkasin grupit të 23 shqiptarëve që ishin zhdukur në atë pjesë të Kosovës në vitin 1999.

Ky grup, i njohur si “grupi i intelektualëve të Mitrovicës” është i zhdukur që nga 19 prilli i vitit 1999. Në mesin e tyre kishte mjekë, profesorë, avokatë dhe profile të tjera.

“Këto janë dyshimet tona që pjesë të këtyre armëve që janë të ekspozuara mund të kenë qenë të përfshira në rastin e vrasjes masive, te rasti i grupit të intelektualëve, por këto mbeten që të verifikohen pas ekzaminimeve që do të bëhen në laboratorët e Kosovës, por edhe nëse ka nevojë, dërgohen edhe jashtë. Mbetet një informacion që duhet të verifikohet”, tha Hoxha.

Sveçla dha edhe detaje për gërmimet e kryera në tri lokacione në Zubin Potok. Në lokacionin e parë, sipas tij, janë gjetur mbetjet mortore të 13 personave, në të dytin katër dhe në lokacionin e tretë gjashtë mbetje mortore.

Një ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se mbetjet mortore do t’i nënshtrohen procedurave të identifikimit.

Gërmimet në Zubin Potok nisën më 28 korrik dhe janë zhvilluar në Kalludër të Vogël, Jabukë dhe në një lokacion tjetër në këtë komunë, në veri të Kosovës.

Gërmimet nisën pas një hetimi dyvjeçar lidhur me dyshimet për krime lufte.

Lidhur me dyshimet për krime lufte kundër popullatës civile, pas nisjes së gërmimeve në veri, janë arrestuar tre persona të dyshuar. Që të tre gjenden në paraburgim.

Gjatë konferencës, Sveçla përsëriti thirrjen që Serbia të hapë arkivat ushtarake, që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës më 1998/99.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

XS
SM
MD
LG