Një burrë që shpërndante libra falas në Kabul, Afganistan, në shenjë kundërshtimi ndaj ndalimit të arsimimit të grave nga talibanët, u arrestua më 2 shkurt. Ai ishte intervistuar nga Radio Evropa e Lirë teksa shpërndante libra në Kabul, vetëm një ditë para arrestimit.