Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Zotimi i përsëritur i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për “dekriminalizimin” e skenës politike përmes hartimit të një Kodi, për përfaqësuesit e shoqërisë civile shihet si një mision i pamundur.
Me ofrimin e sezonit të verës, periudhë kjo kur në Kosovë vijnë për pushime qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, Ministria e Diasporës ka shtuar aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin e diasporës dhe mërgatës.
Termocentrali “ Kosova e Re” nuk pritet të fillojë së ndërtuari as gjatë këtij viti. Përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve energjetike e quajnë të pakuptimitë zvarritjen e realizimit të këtij projekti. Madje, ka dyshime se zvarritja po bëhet më qëllim.
Trendi i shuarjes së bizneseve në Kosovë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Nga janari e deri më tani, rreth 1000 biznese kanë shuar veprimtarinë e tyre në mënyrë vullnetare. Eksperët konsiderojnë se ambienti i pafavorshëm dhe konkurrenca janë faktorët kyç.
Qytetarët në Kosovë, të cilët thuhet se kanë pagat më të ulëta në rajon dhe është vendi me nivel të lartë të papunësisë, kanë depozita në nivel mjaft të lartë në bankat komerciale, që funksionojnë në vend.
Rreth 860 është numri i punëkërkuesve të sektorit privat që kanë përfituar nga programi për subvencionimin e pagave nga Qeveria e Kosovës dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë, thonë zyrtarë qeveritarë.
Nga muaji qershor pritet të fillojë ndarja e pensioneve me rritje për të gjithë pensionistët kontribut-dhënës. Mënyra e ndarjes së këtyre pensioneve është e paraparë me udhëzimin administrativ që ka dalë nga Ligji për skemat pensionale, thonë zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të pensionistëve.
Kompanitë private në Kosovë mund të mbesin pa kuadro profesionale pas liberalizmit të vizave. Kështu thonë disa pronarë të kompanive prodhuese në Kosovë, sipas të cilëve, largimi eventual i punëtorëve për një periudhë më të gjatë sesa pushimi vjetor, mund të paraqes probleme në zhvillimin e afarizimit të tyre.
Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të rrisë migrimin e qytetarëve kosovarë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, tashmë veç ekziston një gatishmëri e qytetarëve për ta braktisur Kosovën.
Në fillim të kësaj jave Kosova u pranua në UEFA, kurse përfaqësues të federatave të sportit, shprehen optimistë se Kosova javën e ardhshme, do të bëhet anëtare edhe e FIFA-s.
Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës, nga të cilat varet edhe mbushja e arkës së shtetit, kanë shënuar një trend pozitiv të të hyrave në katër muajt e parë të këtij viti, duke mbledhur 426 milionë euro.
Policia e Kosovës ka marrë një aksion për lirimin e pronave që dyshohet se janë të uzurpuara, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Procesi i liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës do të lehtësojë edhe qarkullimin e mallrave për bizneset dhe në këtë mënyrë do të jetë më efikase edhe zbatimi dhe përfitimi nga Marrëveshja për Stabilizim Asocim, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në Kosovë, sipas sindikatave të punëtorëve, punojnë pa kontrata pune. Këtë e pranojnë edhe zyrtarë të institucioneve, por thonë se shifra nuk është ajo e paraqitur nga sindikata.
Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radio Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e anketuar, kryesisht studentë, shprehin shqetësime se edhe përfundimi i studimeve universitare në Kosovë, nuk u garanton mundësi punësimi.
Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta politike në Kosovë, është konsideruar si një nga sfidat më të mëdha për organet e rendit dhe ato të drejtësisë.
Deputeti Azem Syla është dorëzuar te Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Tomë Gashi. Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Syla i dorëzohet gjykatës për procedurat e mëtutjeshme.
Në Kosovë, në muajin maj do të fillojë zbatimi i Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive i publikuar ditë më parë nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët. Ky Fond do të subvencionojë 50 për qind të normave të interesit të kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Sejdi Thaçi, rreth 80 vjeç, nga Komuna e Klinës, është kthyer nga Serbia në Kosovë pas 17 vitesh, që kur konsiderohej person i zhdukur i luftës së fundit. Emri i tij, figuron edhe në listën e personave të pagjetur të luftës.
Programi i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe donatorët tjerë, ka nisur themelimin e Fondi Kosovar për Garantimin e Kredive, i cili do t’u lëshojë garanci të pjesshme të kredive institucioneve financiare...
Shfaq më shumë