Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Viti 2014, ka qenë periudha kur në Kosovë ka pasur më së paku kapital të huaj, dhe kjo për faktin se gjatë këtij viti për gjashtë muaj radhazi Kosova ka pasur krizë politike.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se për shkak të barrierave të shumta të sektorit privat, biznesmenët në Kosovë më shumë angazhohen në tregti, si sektor më i lehtë për zhvillim.
Punimet në autostradën Prishtinë- Shkup janë duke u realizuar sipas planifikimeve të parapara në kontratë dhe besohet se projekti do të përfundojë në afatin e caktuar, thonë përfaqësues të konsorciumit turko- amerikan Bechtel- Enka.
Vitet e fundit në Kosovë janë ndërtuar shumë objekte banimi, qendra tregtare e ndërtesa qeveritare, por kushtet për shfrytëzim në këto objekte, lënë për të dëshiruar, vlerësojnë njohësit e ndërtimtarisë.
Kosova edhe pse konsiderohet vendi më i varfër në rajon dhe me shkallë të lartë të papunësisë edhe varfërisë, ka një pjesë të shtetasve të saj milionerë të cilëve në shumë raste nuk u dihet prejardhja e pasurisë apo mjeteve financiare, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Distribucioni i Furnizimit më Energji Elektrike - KEDS, në Kosovë ka larguar nga puna 80 punëtorë, kurse 200 të tjerë rrezikohen që muajin e ardhshëm të mbesin pa punë. Këto shqetësime i paraqesin udhëheqës të sindikatës së punëtorëve të kësaj kompanie.
Në Republikën e Kosovës ka resurse të mjaftueshme të ujit të pijshëm, por ato nuk menaxhohen në mënyrë të duhur, thonë ekspertë të ujërave.
Bankat komerciale kanë zvogëluar kamatat për kredi pasi me vite të tëra i kanë mbajtur të larta këto norma. Ekspertë për ekonomi e financa thonë se kjo do të ndikojnë në zhvillimin e bizneseve, ndërkohë që duhet të shqyrtohen mundësitë për ulje të mëtutjeshme.
Mungesa e përkushtimit të institucioneve kompetente, mbivendosja e mekanizmave në luftën kundër korrupsionit dhe sistemi i dobët i drejtësisë janë tre faktorët kryesore që ndikojnë në shkallën e lartë të korrupsionit në Kosovë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas, sipas një vendimi të mëhershëm të menaxhmentit, ka ndalur prodhimin për 90 ditë, kurse rreth 30 për qind e punëtorëve nuk punojnë ose punojnë vetëm kur kanë nevojë.
Gjatë viteve të fundit. Kosova nuk ka shënuar rritje ekonomike më shumë se 3.8 përqind. Sipas parashikimeve të fundit të Bankës Botërore, edhe gjatë këtij viti pritet një trend i tillë.
Janë bërë tetë vjet që kur autoritetet në Kosovë kanë filluar përgatitjet për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë. Gjatë këtij viti, Kosova synon të aplikojë si vend vëzhgues në këtë organizatë.
Që nga fillimi i procesit të privatizimit në Kosovë, në vitin 2003, janë shitur 1290 asete të ndryshme të ndërmarrjeve shoqërore me një vlerë prej mbi 660 milionë euro.
Të rinjtë në Kosovë nuk u besojnë partive politike që veprojnë në vend, megjithatë, ata thonë se do të anëtarësoheshin në ndonjërën nga to, për të ardhur më lehtë deri te një vend i punës.
Më shumë se 5,200 nxënës të arsimit parauniversitar kishin braktisur Kosovën me prindërit e tyre, në fund të 2014-s dhe fillim të 2015-s. Rreth 2,000 nga ta tashmë janë kthyer dhe po ndjekin mësimet në klasat ku kanë qenë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.
Krahas krimeve të rënda, një fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi private, institucione financiare, vetura e dyqane.
Agjencia Kosovare e Privatizimit për herë të parë ka publikuar listën e aseteve të pa shitura të ndërmarrjeve shoqërore brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas kësaj liste, mbi 180 prona të Kosovës gjenden në territorin e ish-Jugosllavisë.
Sektori i bujqësisë, nga autoritetet e Kosovës, po cilësohet si prioritet për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve te reja të punës. Ekspertë të bujqësisë dhe fermerët theksojnë se importi i produkteve bujqësore po dëmton prodhimet vendore.
Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se Qeveria e Kosovës i emëron anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike me pazare politike ndërmjet partive në pushtet. Ata thonë se qeveria nuk i ka marrë parasysh kërkesat për ndryshimin e kësaj praktike dhe, për pasojë, është duke pësuar edhe procesi i integrimit evropian.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij viti do të emetojë letra me vlerë dedikuar diasporës. Këtë projekt, ekspertë për çështje ekonomike, e konsiderojnë të leverdishëm për të dy palët, pasi sipas tyre, nga normat e interesit do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.
Shfaq më shumë