Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Janë dy institucione që Uashingtoni përdor për t’u angazhuar në Kosovë: Ambasadën e tij në Prishtinë, dhe Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Në kuadër të komunave, kryesisht në veri të Kosovës, ekzistojnë edhe dhjetëra ndërmarrje publike, kopshte për fëmijë, shkolla fillore e të mesme, universitete publike, klube sportive, biblioteka, qendra kulturore e të tjera.
Faktori ndërkombëtar ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mbylljen e disa institucioneve paralele të Serbisë, duke argumentuar se komuniteti serb mund të vuajë pasoja negative. Çfarë janë këto struktura dhe si funksionojnë? Shpjegojmë në pak minuta.
Kreu i BQK-së, Ahmet Ismaili, e ka përmendur integritetin financiar si arsyen kryesore për zbatimin e rregullores për valutën e vetme, teksa ka folur në kanalin e dytë të Radiotelevizionit të Kosovës.
Një draft-statut i propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është vlerësuar si i pranueshëm nga autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd. Ku dallon ai nga marrëveshjet e arritura në të kaluarën për formimin e tij? Shpjegojmë në pak minuta.
Që prej nisjes së konfliktit Izrael-Hamas, hebrenjtë në mbarë botën thonë se është rritur urrejtja ndaj tyre. Si rezultat, ata e kanë ndryshuar mënyrën e tyre të jetesës. Çfarë po bëjnë autoritetet për t’i mbrojtur?
Palestinezët në Bregun Perëndimor thonë se po përballen me “një tjetër lloj lufte”, pas nisjes së konfliktit Izrael-Hamas. Si lidhen tensionet në këtë territor me luftën në Rripin e Gazës?
Për shumë dekada vendet arabe nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Një pjesë e tyre nuk kanë as sot. Si kanë reaguar ato ndaj luftës Izrael-Hamas? Cili është roli i Iranit në këtë mes?
Bota është e ndarë se si duhet vepruar karshi luftës Izrael-Hamas. Të gjithë pajtohen se duhet mbrojtur civilët e pafajshëm dhe se duhet dërguar ndihma humanitare. Cila është mënyra e duhur e veprimit?
Tunele nën Rripin e Gazës janë ndërtuar prej dekadash. Herë për kontrabandë mallrash, herë për fshehjen e militantëve të Hamasit, apo për nisjen e sulmeve kundër Izraelit. Sa janë të gjata, si ndërtohen dhe çfarë ka në këto tunele? Shpjegojmë në këtë video.
Hezbollah, apo “Partia e Zotit”, është formuar nga Irani, por bazën e ka në Liban. Grupi militant shiit e ka armik Izraelin dhe e lufton ndikimin e Perëndimit në Lindjen e Mesme. Pse është kaq aktual emri i tij tani?
Palestinezët janë të ndarë në disa fraksione në luftën e tyre për të pasur shtet. Dy kryesoret janë Fatahu dhe Hamasi. Njëri e pranon shtetin e Izraelit, tjetri synon ta zhbëjë atë. Por, me raste, grupet e kanë luftuar edhe njëra-tjetrën. Pse? Shpjegojmë në këtë video.
Izraelitët dhe palestinezët luftojnë me dekada për tokën e njëjtë. Izraeli e gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndërsa Hamasi të Iranit. Ku qëndron problemi mes dy grupeve? Shpjegojmë në pak minuta.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontrolli i kufirit në pjesën veriore “nuk është i kollajshëm”. Kush është përgjegjës për sigurinë atje, dhe pse është sfiduese ajo pjesë e kufirit – kryesisht me terrene të ashpra, të pabanuara? Shpjegojmë në këtë video.
Shfaq më shumë