Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ në Kosovë janë shumë të shqetësuar për mungesën e reagimit institucional ndaj një grafiti të shfaqur në Prishtinë, i cili bënte thirrje për vrasje të homoseksualëve. Si ndikoi kjo situatë tek ata?
Deputetë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian po kërkojnë qasje të re të Perëndimit ndaj Kosovës dhe Serbisë, pasi, sipas tyre, taktikat aktuale nuk po funksionojnë.
Dhjetëra zyrtarë të Ballkanit Perëndimor janë në listën e zezë amerikane. Dikush për korrupsion, dikush për destabilizim të shtetit, një tjetër për krim të organizuar. Si ndëshkohen këta zyrtarë nga SHBA-ja dhe a mund të hiqen nga lista?
Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka miratuar statutin e ri pas më shumë se një dekade. Eliminimi i nepotizmit, rritja e shkallës së hulumtimit dhe përditësimi i standardeve të avancimit të një profesori janë vetëm disa prej risive. Çfarë do të thonë ato?
Pjesëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) punojnë vazhdimisht për rrëzim të pushtetit në Iran. Ata strehohen në Manëz të Durrësit. Por, kur Policia e Shqipërisë e ka bastisur kampin, ka hasur në rezistencë.
Lëvizja Evropa Tani i ka fituar zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, sipas rezultateve preliminare. Megjithatë, ajo ka nevojë për partnerë që të formojë koalicionin. Analistët besojnë se diçka e tillë përbën sfidë në situatën aktuale politike.
Diplomatët të huaj kanë qëndruar ditëve të fundit në Prishtinë dhe Beograd, në kërkim të një zgjidhjeje për uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ata i janë drejtuar Kosovës me tri kërkesa, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë me propozimin e tij.
Shtetet në katër anët e botës janë duke tentuar ta kontrollojnë inteligjencën artificiale. A po ia dalin? Aktualisht, ekzistojnë pak hapa konkretë. Në anën tjetër, rreziqe ka plot. Ku qëndron problemi?
Recep Tayyip Erdogan ka qenë figurë dominuese në politikën turke për gati 20 vjet. Por, pas zgjedhjeve të 14 majit, pozita e tij mund të jetë në rrezik. Mësojeni pse janë të rëndësishme këto zgjedhje për Turqinë, dhe përtej saj.
Modeli kroat sa shkon e diskutohet më shumë, kur është fjala për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Në pak sekonda, mund të mësoni se çfarë parasheh ky model, pse është zgjedhur dhe si po e komenton BE-ja.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka abuzuar seksualisht një shkrimtare në vitet '90. Tani detyrohet t’ia paguajë asaj 5 milionë dollarë si dëmshpërblim. Çfarë do të thotë për të ky vendim, teksa synon të fitojë nominimin e republikanëve në garën për president?
Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në dy muajt e fundit.
Nëse të kanë thënë se fusha e teknologjisë informative nuk është për ty, sepse je vajzë... nuk je as e para as e fundit. Por, qindra vajza tjera i kanë lënë mbrapa shpinës këto lloje paragjykimesh dhe janë bërë të zonjat në këtë profesion.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit.
A ka shtetas të Kosovës që nuk i është gëzuar liberalizimit të vizave? Ndoshta vetëm ata që jetojnë në diasporë. Shikojeni se si u komentua finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Shfaq më shumë