Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në Shkodër, procesi zgjedhor ka përfunduar i qetë përkundër një incidenti ditë më parë ku disa mbështetës të opozitës i vunë flakën një zyre të Komisionit Zonal për Administrimin e Zgjedhjeve e cila ishte vendosur brenda Shkollës së Mesme “Shejnaze Juka” të Shkodrës.
Një numër i qytetarëve në Shkodër po marrin pjesë në procesin zgjedhor për kryetar të bashkisë. Zgjedhjet e 30 qershorit u vendosën pas shumë përplasjeve midis pushtetit dhe opozitës si dhe pa dekretin e presidentit Ilir Meta.
Shumica e shitoreve në Mitrovicën Veriore, kanë paralajmëruar se do të mbyllen që nga fillimi i javës së ardhshme, për siç thonë, mungesë të furnizimit me produkte bazë.
Një studente nga Vushtrria është bërë kosovarja e parë, emrin e së cilës e bart një asteroid. Pranvera Hyseni shumë shpejt do të shkojë në Shtetet e Bashkuara për t’i vazhduar studimet për astronomi.
Gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, kreu opozitar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
Protesta e opozitës, që nisi para Kryeministrisë, dhe vazhdoi marshimin deri te Parlamenti, është përmbyllur e qetë te selia e Partisë Demokratike.
Opozita në Shqipëri po proteston në kundërshtim të Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar.
Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ka shkuar në Siri kur i kishte vetëm 14 vjeç. Nga martesa e dytë, ajo ka një fëmijë. E kthyer së bashku me mbi 100 kosovarë të tjerë, ajo thotë se do ta ketë të vështirë të integrohet në shoqëri.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright janë takuar me qytetarë, pas ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha në Prishtinë se Kosova është një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe për lirinë e këtij shteti.
Një ushtare kanadeze që i ka ndihmuar fëmijët kosovarë kur po shërbente si paqeruajtëse në vitin 1999, është kthyer përsëri për t’i takuar ata. Vuajtjet që atëbotë ajo i ka parë te fëmijët që sapo kishin dalë nga lufta, kanë pasur ndikim të madh në jetën e saj.
Gjykata e Lartë në Podgoricë e ka dënuar Vllado Zmajeviqin me 14 vjet burgim për krime lufte kundër civilëve në Zhegër të Gjilanit, në vitin 1999. Dy dekada më vonë, banorët e këtij fshati i kujtojnë me dhimbje të vrarët.
Luljeta Selimi jeton me dy fëmijët e saj në Prishtinë, por ata kanë edhe 17 qen të cilët janë pjesëtarë të pandashëm të kësaj familje. Luljeta merret me rritjen e racave të ndryshme të qenve që 35 vite.
Lumenjtë e Kosovës kanë nivel të lartë të ndotjes pasi në ta hidhet sasi e madhe e mbeturinave dhe derdhen ujërat e zeza. Organizatat që merren me mbrojtjen e ambientit paralajmërojnë degradim të mëtejmë të lumenjve nëse shteti nuk merr ndonjë masë.
Në Komunën e Kamenicës janë mbledhur qindra persona në rrugën kryesore për të ngrënë iftar së bashku. Ky iftar është organizuar nga Bashkësia Islame e Kamenicës, komunës dhe me ndihmën e bizneseve lokale.
Në afërsi të Prizrenit jeton Xhemile Susuri, 109-vjeçare, së bashku me djalin, nipat dhe stërnipat e saj. Që nga mosha 18 vjeçe ka filluar të agjërojë Ramazanin, dhe asgjë nuk ka mundur ta ndalë atë që nga ajo ditë.
Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, shumica nga studentët e anketuar janë përgjigjur se nuk e ndjejnë veten të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e BE-së, edhe pse jetojnë në të njëjtin kontinent.
Kosova është para një sfide se si t’i riintegrojë mbi 100 personat që janë kthyer nga Siria. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit Fatos Makolli, ka thënë se nuk duhet krijuar panik sepse të kthyerit nuk paraqesin rrezik.
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq, me një grup bashkëpunëtorësh, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka kaluar në këmbë kufirin Kosovë-Serb, në shenjë proteste ndaj ndalimit nga organet e sigurisë së Serbisë, të anëtarëve të partisë së tij.
Shfaq më shumë