Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme. Qëllimi i tyre ishte që qumështi të derdhej afër objektit të Qeverisë së Kosovës, por maunet e fermerëve me qumësht u ndaluan nga Policia e Kosovës në lagjen ‘Arbëria’. Pasi derdhën qumështin në rrugë, fermerët vazhduan protestën e qetë para qeverisë.
Fermerët zbrazin qumështin nga maunet në rrugë
![Policia e Kosovës duke vëzhguar protestën e prodhuesve të qumështit.](https://gdb.rferl.org/9e113e2f-bdf2-4d18-a238-992a74e24a30_w1024_q10_s.jpg)
1
Policia e Kosovës duke vëzhguar protestën e prodhuesve të qumështit.
![Një motoçiklist kalon pranë protestës së qumështarëve.](https://gdb.rferl.org/79e76da5-6aaa-4936-a593-9a224ae0b184_w1024_q10_s.jpg)
2
Një motoçiklist kalon pranë protestës së qumështarëve.
![Prodhuesit duke derdhur qumështin nga maunet.](https://gdb.rferl.org/9d42ae72-8ad7-479e-8c78-60c5dd62b230_w1024_q10_s.jpg)
3
Prodhuesit duke derdhur qumështin nga maunet.
![Zbrazja e një maune me qumësht gjatë protestës së qumështarëve. ](https://gdb.rferl.org/58b2c2d0-352d-467c-bbaf-08a834452b5c_w1024_q10_s.jpg)
4
Zbrazja e një maune me qumësht gjatë protestës së qumështarëve.