Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Karaktere të filmave të animuar si Supermeni, Betmeni dhe Spajdermeni u lëshuan me litarë nga objekti i Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke sjellë gëzim te fëmijët e shtrirë në këtë klinikë.
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili bëri thirrje për dashuri dhe paqe, dhe krijim të institucioneve të reja të Kosovës. Gjithashtu, në sheshet e Prishtinës është kremtuar kjo festë, ku ishin
Eksperti ndërkombëtar për terrorizimin, Adrian Shtuni, thotë se kthimi i 110 kosovarëve ishte veprim i drejtë i institucioneve të Kosovës, por ai beson se procesi i integrimit dhe rehabilitimit të të kthyerve do të jetë sfidë mjaft e rëndë për institucionet kosovare.
Komuna e Kamenicës i ka mbyllur pesë shkolla në disa fshatra të thella, ku klasat kanë pasur pak nxënës. Kryetari i kësaj komune është akuzuar se po ua ndalon shkollimin fëmijëve, por ai thotë se transportimi i fëmijëve në shkolla më të mëdha, do ta rrisë cilësinë.
Më shumë se 45 milionë kilogramë të llojeve të ndryshme të mishit të gjedhit, pulës dhe derrit futen në Kosovë çdo vit, pasi prodhimi i mishit në Kosovë nuk e përmbush as gjysmën e nevojave të tregut.
Më shumë se 1,500 nxënës të shkollave fillore në Komunën e Vitisë janë të rrezikuar nga uji i kontaminuar i puseve, nga të cilat furnizohen shkollat, në mungesë të ujësjellësit.
Dhjetëra ndërtesa e qindra banesa janë shkatërruar në Durrës, pas tërmetit që goditi këtë zonë, e që si pasojë vdiqën mbi 50 persona dhe u lënduan mbi 700. Mijëra qytetarë janë të pastrehë dhe nuk kanë ku të shkojnë, pasi banesat apo shtëpitë e tyre u shkatërruan.
Nazif Muçi nga Durrësi, deri ditën kur tërmeti goditi këtë qytet, kishte 5 kolegë të punës në kafiteri. Nga frika, ata të gjithë janë larguar dhe ai po shërben i vetëm.
Shumë qytetarë të Durrësit, të cilëve u janë dëmtuar banesat dhe shtëpitë nga tërmeti, i cili la të vdekur mbi 50 persona, ka disa ditë që janë duke fjetur në veturat e tyre.
Pas tërmeteve që kanë goditur edhe Laçin, të paktë janë banorët që nuk janë larguar nga kjo zonë. Disa familje janë duke jetuar së bashku në një garazhë dhe nuk duan të shkojnë në ndonjë vend tjetër.
Pjesa më e madhe e fshatit Thumanë është shkatërruar pas tërmeteve që lanë 23 të vdekur vetëm në këtë zonë. Të mbijetuarit, që tashmë kanë filluar të largohen, nuk e dinë as ku të shkojnë.
Gjatë së premtes në Thumanë është bërë varrimi i 11 personave që humbën jetën si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë. Deri më tani, së paku 49 persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që goditën Shqipërinë që prej orëve të para të mëngjesit të së martës.
Katër ditë pas tërmetit në fshatin Thumanë të Shqipërisë, banorët vazhdojnë të jetojnë në tenda. Shumica e shtëpive në këtë vend janë të pabanueshme ose janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet kanë filluar t’i shembin disa ndërtesa të cilat janë në prag të rrënimit
Këtë vit është bërë gjysmë shekulli që nga vdekja e parë si pasojë e virusit HIV. Nga ajo kohë është bërë shumë për të trajtuar dhe parandaluar sëmundjen, por studiuesit besojnë se kura është ende larg. Për më tepër, vazhdon edhe diskriminimi dhe stigmatizimi i të prekurve.
Shumë kamionë të ngarkuar me gjëra ushqimore dhe produkte tjera emergjente kanë shkuar nga Kosova në Shqipëri, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmetet, që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur e qindra të plagosur.
Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi i Shqipërisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.
Në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nisur gërmimet, pas dyshimeve se aty mund të ketë një varrezë masive. Kjo nuk është hera e parë që gërmohet në këtë lokacion.
Që nga pranimi ndërkombëtar i Federatës së Kosovës në Futboll, ekipi kombëtar i Kosovës nuk ka pritur ekip më të madh se Anglia. Mijëra tifozë anglezë që kanë ardhur për të ndjekur ndeshjen në Prishtinë, janë pritur me thirrje të shumta, mes tjerash, me thirrjen “Mirësevjen vëlla”.
Shfaq më shumë