Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Gastronomët në Prishtinë kanë marrë vendim për t’u mos shërbyer kafe kryeministrit dhe ministrave, pasi qeveria ka aprovuar masa të reja kundër COVID-19, që ua ndalon atyre të punojnë pas orës 19:00. Këto masa do të hyjnë në fuqi në ditën e premte.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, paralajmëroi se Kosova po shkon sërish drejt mbylljes totale, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Hoti kundërshtoi thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.
Disa banorë që jetojnë në rrugën e emërtuar për nder të djalit të Joe Biden, rrugë kjo që lidh Ferizajn me Gjilanin, thonë se janë të gëzuar që ai është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka protestuar të shtunën në Prishtinë kundër masave të reja kundër koronavirusit, që parashohin mbylljen e sektorit të gastronomisë në shtatë komuna, nga dita e premte deri të hënën në mëngjes.
Hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë dhe policë të EULEX-it kanë bastisur të premten shtëpitë e ish-presidentit Hashim Thaci, shefit të PDK-së Kadri Veseli, dhe deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi.
Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për akuzat ndaj presidentit tashmë të dorëhequr Hashim Thaci dhe ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tyre diçka e tillë ka qenë e pritshme.
Presidenti i deritashëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është dërguar në Hagë përmes Aeroportit të Prishtinës. Së bashku me Thaçin ka shkuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Hashim Thaçi, më 5 nëntor dha dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në një konferencë për media në Prishtinë, Thaçi tha se ky është një çmim i radhës për lirinë.
Kujtim Fejzullai, 20-vjeçar, me origjinë nga një fshat në rrethinën e Tetovës, është i dyshuari kryesor për vrasjen e katër personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve në Vjenë. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje dhe më pas policia qëlloi për vdekje Kujtimin.
Së paku 19 vdekur, qindra të plagosur dhe rreth 20 ndërtesa të shembura është bilanci që ka shkaktuar tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë ditën e premte. Në Izmir të Turqisë ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të mbijetuar nën gërmadha.
Në Prishtinë, në pandemi, qytetarët po shijojnë stinën e vjeshtës. Disa nga ta nuk po respektojnë sa duhet masat e vendosura për t’u mbrojtur nga pandemia. Radio Evropa e Lirë ju sjell disa fotografi nga vjeshta në Prishtinë.
Me afrimin e zgjedhjeve në SHBA, presidenti Donald Trump ka premtuar rimëkëmbje të shpejtë ekonomike, mbështetje për rendin dhe ligjin dhe qëndrim të fortë ndaj imigrimit të paligjshëm. Sfiduesi i tij, Joe Biden, po bën fushatë duke premtuar kujdes të zgjeruar shëndetësor dhe investime në energji të
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.
Ka disa muaj që kanë filluar punimet nga një kompani italiane për rehabilitimin e hekurudhës nga Hani i Elezit deri në kufi me Serbinë, në fshatin Leshak. Rehabilitimi i linjës hekurudhore të gjatë 150 kilometra po bëhet me donacione nga Bashkimi Evropian si dhe me kredi.
Parada e Krenarisë që u organizua për herë të katërt në Kosovë, u mbajt me vetura për shkak të pandemisë COVID-19. Ky komunitet ka kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre, duke përfshirë edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat shqiptare të vrarë nga forcat serbe në vitin 1999 dhe më pas të varrosura në periferi të Beogradit, në vendin e quajtur Batajnicë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai dhe gruaja e tij, Melania, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa kanë filluar një fazë të vetizolimit. Ky lajm ngre shumë pikëpyetje për fushatën e rizgjedhjes së Trumpit pak kohë para zgjedhjeve të 3 nëntorit d
Në rajonin e shkëputur të Azerbajxhanit, Nagorno Karabak, civilët etnikë armenë detyrohen të jetojnë në fusha të hapura për të shpëtuar nga bombardimet që po bëjnë forcat e Azerbajxhanit.
Mijëra litra qumësht janë zbrazur në një rrugë të Prishtinës nga fermerët kosovarë. Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi janë të indinjuar me mosveprimet e Qeverisë së Kosovës për largimin e produkteve me vaj palme.
Kodi Civil që është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë, ka ngjallur shumë reagime në Kosovë sa i përket lejimit ose moslejimit të martesave të personave të gjinisë së njëjtë.
Shfaq më shumë