Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me 61 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministër të ri të Kosovës. Disa qytetarë kanë protestuar jashtë kuvendit, duke kërkuar zgjedhje të reja.
Lehtësimi i masave të izolimit në shumë shtete në botë, po kritikohet nga mjekët. Bullgaria po teston vaksinën BCG që përdoret kundër tuberkulozit, nëse ka efekt në luftimin e sëmundjes COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.
Në Prishtinë vërehet një fluks më i madh i qytetarëve pasi më 1 qershor, ka filluar implementimi i fazës së tretë të lehtësimit të masave në Kosovë. Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të lejojë rihapjen e bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare, nga dita e hënë.
Vendet evropiane, të cilat kanë arritur të mbajnë nivelin e ulët të infektuarve me koronavirus, tani po provojnë masa të reja për të qëndruar të sigurt përderisa po rihapin turizmin.
Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të bërë “prova”se si të protestohet në kohë të pandemisë. Ata kanë paralajmëruar protesta, nëse Gjykata Kushtetuese nuk përkrah idenë e tyre për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
Sa persona janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi, duke mos pasur simptoma? A janë imunë pacientët e shëruar nga një infektim i dytë? Nëse po, për sa kohë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet që studiuesit po mundohen t’u japin përgjigje.
Në pamundësi të takohen dhe të bëjnë iftar së bashku, Arnesa dhe nëna e saj Sanija nga Mitrovica kanë zgjedhur metodën virtuale për të bërë iftar së bashku, duke biseduar përmes kamerës së telefonit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk duhet nxituar me lehtësimin e masave sepse rihapja mund të rrezikojë një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19. Përveç virusit shumë shtete të varfra po ballafaqohen edhe me mungesë të ushqimit.
Për shkak të masave të rrepta kundër koronavirusit, që mbyllën edhe sallonin e tij, një floktar francez ka filluar t'i rregullojë klientët e tij pas mesnatës.
Prej kur ka filluar izolimi i njerëzve nëpër shtëpi në Rusi, një 80-vjeçare është duke ndihmuar me ushqime ata që kanë nevojë. Me furgonin e saj, ajo bart ushqimin nëpër disa shtëpi.
Disa biznese në Kosovë kanë filluar të punojnë, pasi ka filluar zbatimi i fazës së parë të lehtësimit të masave kufizuese kundër koronavirusit. Përveç hapjes së një pjesë të dyqaneve, kjo fazë parasheh edhe zgjerimin e orarit të lëvizjes së qytetarëve.
Jusuf Islami është “bloger” nga Prishtina. Që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit ai është shumë aktiv në rrjete sociale, ku publikon fotografi dhe video të pasioneve të tij: vrapimit dhe gatimit. Ai ka disa këshilla të rëndësishme për të mos shtuar peshë nga mungesa e aktivitetit fizik në kohë
Kohën e izolimit, sopranoja kosovare, Arta Jashari, po e shfrytëzon për të përkthyer veprat e famshme të operës në gjuhën shqipe, në mënyrë që ta afrojë edhe më shumë publikun kosovar me artin e operës.
Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, disa Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë në hyrje, kanë vendosur tunele dezinfektuese. Qytetarët i kanë mirëpritur këto veprime dhe konsiderojnë se ato do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes se koronavirusit.
Sallat e Teatrit Kombëtar të Kosovës janë boshe, si pasojë e pandemisë së koronavirusit të ri, por ky institucion nuk e ka ndalur punën dhe shfaqjet po i transmeton drejtpërsëdrejti në rrjete sociale. Aktori Adrian Morina i fton qytetarët që t’i shikojnë shfaqjet në kohën sa ata janë në izolim.
Pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Prishtinë, autoritetet kanë marrë vendim për futjen e kryeqytetit të Kosovës në karantinë. Hyrjet dhe daljet do të jenë të ndaluara ashtu sikuse edhe grumbullimi i më shumë se dy personave afër njëri -tjetrit.
Sheshet kryesore në qendër të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, janë bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18:00 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë. Një vendim të tillë e ka sjellë Shtabi i krizës për luftë kundër koronavirusit i kësaj komune në veri të Kosovës.
Kanë dy javë që po qëndrojnë në izolim. Si e kalon një ditë një arkitekte, një menaxher i marketingut dhe një instruktore e zumbas?
Para shfaqjes së koronavirusit të ri, Arineta Mula rregullisht është marrë me vrapim dhe ngjitje malore. Njëjtë si shumica prej nesh, edhe Arineta po qëndron në shtëpi prej nga ka gjetur një mënyrë interesante për t’i ndihmuar njerëzit që të mos mërziten në shtëpi.
Shfaq më shumë