Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Partitë politike po përmbyllin fushatën zgjedhore, gjatë së cilës organizuan mitingje masive, pa i respektuar masat kundër COVID-19. Policia ka qëndruar indiferente në shumicën prej këtyre tubimeve.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë për Radion Evropa e Lirë se partia e tij nuk ka vija të kuqe për asnjë parti.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj premtoi rritje pagash, e plan prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Kosovë nuk lejohen tubime në ambiente të mbyllura me më shumë se 30 persona, si dhe ndalohen të gjitha tubimet që kanë më shumë se 50 pjesëmarrës. Mirëpo të dyja rregullat janë shkelur me nisje të fushatës zgjedhore më 3 shkurt.
Që nga gjysma e vitit të kaluar, sopranoja kosovare Arta Jashari është duke u kujdesur për pacientët e prekur me COVID-19 në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Ndihmën për të tjerët ajo e filloi pasi babai i saj e fitoi luftën me koronavirusin.
Një objekt në kuadër të Qendrës për Azilkërkues në Mitrovicën e Jugut është shkatërruar nga zjarri. Në këtë objekt, në momentin e shpërthimit të zjarrit ishin duke qëndruar 46 azilkërkues nga Maroku, Algjeria dhe Siria.
Në praninë e më shumë se 25,000 forcave të sigurisë, Joe Biden u betua në pozitën e presidentit të ri amerikan. Në ceremoninë e inaugurimit në të cilën refuzoi të ishte i pranishëm Donald Trump, morën pjesë ish-presidentët: Bill Clinton, George W. Bush si dhe Barack Obama.
Sally Becker, një humaniste britanike që ndihmoi fëmijët gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnje, ëndërron të rikthehet në Kosovë. E njohur edhe si ‘Engjëlli i Mostarit’ në misionet e saj të shpëtimit ajo ishte burgosur, plagosur, rrahur e madje kishte hyrë edhe në grevë urie.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi si dhe Salih Mustafa janë ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Qytetarët për vitin 2021 presin që Kosova të forcohet në aspektin politik dhe ekonomik, të ketë hapje të vendeve të reja të punës. Mbi të gjitha, ata shpresojnë që pandemia të përfundojë sa më parë në vitin 2021.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar testimin e qytetarëve për koronavirus në një nga sheshet e Prishtinës.
Në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë është mbajtur mesha e Krishtlindjes, e cila u udhëhoq nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i cili tha se pandemia e ka ndryshuar sjelljen tonë, mënyrën e komunikimit dhe jetën në përgjithësi.
Oficeri ushtarak i Kosovës, Dedë Hiseni, më 1998, ishte fëmijë i humbur dhe i pashpresë.
Hana Beiqi, 12-vjeçare nga Prishtina ka fituar 183 medalje deri më tani dhe ka thyer rekorde të shumta në not. Hana është pjesë e klubit të notit “H2O” dhe me ndihmën e trajnerit të saj, Granit Morina, kanë arritur të fitojnë shumë gara vendore e ndërkombëtare.
Familjarë nga Krusha e Madhe dhe ajo e Vogël kanë protestuar kundër përgjysmimit të dënimin të një serbi të dyshuar për krime të kryera në këto fshatra.
Gjatë ditës së diel, një numër i madh i qytetarëve të Podujevës u janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet për kryetar të kësaj komune. Disa qytetarë thonë se janë të lodhur nga zgjedhjet e shpeshta që sipas tyre nuk prodhojnë asgjë pozitive në të mirën e qytetarëve.
Banorët e Mitrovicës së Veriut u janë drejtuar të dielën kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj komune.
Komuna e Prishtinës ka vendosur në shumë sheshe flamuj kuq e zi, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të shqiptarëve. Përkundër masave kundër COVID-19, të premten është parë numër i madh i qytetarëve duke shëtitur rrugëve të Prishtinës.
Katërmbëdhjetë familje në qendër të Prishtinës, shqiptare e serbe, duhet të largohen nga barakat që kanë jetuar me dekada për t’i lëshuar vend ndërtimit të një parkingu të ri nëntokësor.
Buzludzha është një nga monumentet më të mëdha të epokës komuniste në Ballkan. I ndërtuar në një majë mali në Bullgari më 1981, ai është duke u shkatërruar dhe e ardhmja e tij është në rrezik. Ekspertë bullgarë dhe ndërkombëtarë kohëve të fundit kanë filluar riparimet e mozaikëve unikë.
Shfaq më shumë