Rihapet Observatori i Prishtinës
Në kryeqytetin e Kosovës më 13 korrik u rihap Observatori i Prishtinës. Ky observator për herë të parë ishte themeluar më 1977 dhe kishte qenë funksional deri në vitet ’80. Hapja e Observatorit u bë me ndihmën e Komunës së Prishtinës dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK. Observatori apo Kupola Vrojtuese do të jetë e hapur për qytetarët dhe për kryerjen e vëzhgime qiellore dhe kërkimeve shkencore nga Klubi i Astronomëve të Kosovës.
![Në Kosovë më 13 korrik u hap Observatori i Prishtinës. Ndërtesa e Observatorit gjendet pranë Pallatit të Rinisë, në qendër të Prishtinës. ](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-c7c9-08da64fb0d9b_w1024_q10_s.jpg)
1
Në Kosovë më 13 korrik u hap Observatori i Prishtinës. Ndërtesa e Observatorit gjendet pranë Pallatit të Rinisë, në qendër të Prishtinës.
![Observatori ka një teleskop qendror optik, teleskop solar dhe një stacion meteorologjik.](https://gdb.rferl.org/08a40000-0a00-0242-2ee2-08da64fb24f1_w1024_q10_s.jpg)
2
Observatori ka një teleskop qendror optik, teleskop solar dhe një stacion meteorologjik.
![Një person duke vizituar Observatorin e Prishtinës. Ky Observator, sipas Klubit të Astronomëve të Kosovës, do të ketë edhe një plenatorium, i cili është nën ndërtim. ](https://gdb.rferl.org/80280000-c0a8-0242-a09c-08da64fb1cac_w1024_q10_s.jpg)
3
Një person duke vizituar Observatorin e Prishtinës. Ky Observator, sipas Klubit të Astronomëve të Kosovës, do të ketë edhe një plenatorium, i cili është nën ndërtim.
![Fotografi të Hënës të ekspozuara në Observatorin e Prishtinës. ](https://gdb.rferl.org/80280000-c0a8-0242-1e4d-08da64fb0db2_w1024_q10_s.jpg)
4
Fotografi të Hënës të ekspozuara në Observatorin e Prishtinës.