Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Situata në kampin Ashraf-3 në Shqipëri dukej e qetë pasditen e 21 qershorit. Një ditë më herët, policia bastisi këtë rezidencë të mijëra disidentëve iranianë, nën dyshimet se disa prej tyre kanë “provokuar luftë” dhe kanë kryer “sulme kibernetike”.
Me pagën që merr për ta pastruar qytetin, Muhamet Ramadani nga Shtimja e ka të vështirë të shkollojë e ushqejë pesë fëmijët e tij.
Protestat e qytetarëve serbë kundër kryetarëve shqiptarë në komunat në veri të Kosovës, hynë të hënën në javën e dytë. Derisa zgjedhjet e reja lokale diskutohen si mundësi për shtensionimin e situatës, edhe Qeveria e Kosovës, edhe serbët lokalë kanë fillimisht kushte për mbajtjen e tyre.
Të mërkurën, në veri të Kosovës është parë një kolonë me automjete të KFOR-it në drejtim të Zubin Potokut dhe Mitrovicës. Shefi I NATO-s, Jens Stolteberg, ka njoftuar se do të angazhohen edhe 700 trupa shtesë për të garantuar sigurinë në Kosovë, pas tensioneve në veri të Kosovës.
Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. Protestuesit serbë në Zubin Potok ia kanë flakën një veture të një ekipi medial. Më vonë ata janë shpërndarë, pasi janë pajtuar që protestën ta vazhdojnë mëngjesin e së martës.
Në Zubin Potok, komunë në veri e banuar me shumë serbe, në mëngjesin e 29 majit, protestuesit serbë u mblodhën para ndërtesës komunale për të kundërshtuar kryetarin e ri shqiptar, Izmir Zeqiri.
Gati 15 muaj që nga nisja e luftës në Ukrainë, organizata Medica Gjakova po u ofron disa mësime organizatave në Ukrainë se si t’i trajtojnë rastet e dhunës seksuale gjatë luftës.
Florida Kuqaj, qe 19 vjet punon për të ndryshuar dhe fuqizuar rolin e gruas në shoqërinë e Kosovës. Viteve të fundit, kjo aktiviste është përqendruar kryesisht te gratë e margjinalizuara nga komunitetet rom, shkali dhe egjiptian.
Kosova - sikurse edhe vendet e tjera që gëzojnë lëvizje të lirë - do të jetë nën llupën e BE-së. Blloku ka mekanizma ndëshkues nëse vëren që qytetarët e një vendi joanëtar keqpërdorin lëvizjen pa viza.
Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar. Aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës.
Zllata, Zhivka, Dijana, Sellma dhe Ellma udhëtuan nga Beogradi në Prishtinë për festivalin “Mirëdita, Dobar dan”, ku performuan këngët e tyre me mesazhe kundër diskriminimit, dhunës e martesave të hershme.
Familjes 4-anëtarëshe Aruqaj nga Mitrovica e Jugut i duhet ta mbërthejë muajin me vetëm 170 euro. Inflacioni e ka vështirësuar edhe më shumë jetesën e saj, që shpesh varet qoftë edhe nga 10 apo 20 centë.
Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) protestuan më 28 prill në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të KEK-ut, Nexhat Llumnica, e arsyetoi kërkesën e rritjes së pagave me rritjen e inflacionit muajve të fundit në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë miratuar Deklaratën e Uashingtonit, që parasheh dislokimin e rregullt të një nëndetëseje amerikane në ujërat koreanojugore. Kjo do të bëhet për t’iu kundërvënë kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut, që udhëhiqet nga Kim Jong Un.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veriun e Kosovës, të cilat u bojkotuan nga popullata serbe, fituan dy parti shqiptare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës. Sipas rezultateve preliminare, kandidatja e vetme nga komuniteti serb fitoi vetëm 5 vota. Procesi zgjedhor u zhvillua pa asnjë incident, por me pjesëmarrje të ulët votuesish.
“Trauma të paimagjinueshme” e “histori të pathëna” dëgjon çdo ditë pune Selvi Izeti Çarkaxhiu. “Është e pamundur të mos të rrjedhin lotët”, thotë ajo. Kjo psikologe nga Prishtina ka më shumë se 15 vjet që punon me të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me parulla si “Bëhu zëri im” dhe “Jemi me ju”, një grup i qytetarëve të Kosovës shënoi 14 prillin, Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së viteve 1998/99, me një marsh në përkrahje të viktimave.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë me lidershipin e Bashkimit Evropian për të arritur një rezultat që nëse Kosova i kryen, i respekton zotimet në këtë dokument (marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë)...
Shfaq më shumë