Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Me sheqer, çokollatë e fruta - kështu e nis çdo mëngjes Rudina. Rruga e saj nga adhuruese ëmbëlsirash në udhëheqëse të një pastiçerie ka qenë e gjatë dhe e ka dërguar në Athinë e Nju Jork. Tani ajo synon ta rrisë biznesin e saj dhe shpreson që edhe gra të tjera të gjejnë përkrahje në ëndrrat e tyre.
Qytetarë shqiptarë dhe serbë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, e komentojnë në mënyra të ndryshme dakordimin e Kosovës dhe të Serbisë për të zbatuar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Kontejnerë të shumtë në Prishtinë janë mbuluar nga mbeturinat. Kjo për faktin se punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi” nga 13 marsi kanë nisur një grevë me kërkesë rritjen e pagave.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në Kosovë në një ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës janë prezantuar abetaret e botuara ndër vite.
Pavarësimin e bashkëvendëseve të saj ka 18 vjet që e ka bërë mision. Safete Gacaferi nga Deçani udhëheq organizatën “Jeta” në këtë qytet, e cila organizon kurse e trajnime për gratë.
Në sheshet kryesore të Prishtinës janë vendosur flamuj kombëtarë të Ukrainës dhe mesazhe në mbështetje të saj në njëvjetorin e nisjes së pushtimit rus. Kosova u është bashkuar shteteve perëndimore duke dënuar dhe vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj.
Mungesa e perspektivës për të ardhmen e ka shtyrë një 22-vjeçar nga Kosova ta kërkojë shpërnguljen drejt emigrimit për pesë vjet radhazi. Ngjashëm si ai, mijëra kosovarë në vit emigrojnë shkaku i kushteve të punës dhe rrethanave socio-ekonomike.
Përmes ngjarjeve të ndryshme, më 17 shkurt Kosova shënoi 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë mbajtur seanca solemne, teksa pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet kryesore të Prishtinës.
Kosova shënon këtë 17 shkurt 15-vjetorin e pavarësisë, e cila u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane. Por, përpjekjet e saj për mëvetësi nisën së paku tri dekada më parë, kur asaj iu hoq dhunshëm autonomia që gëzonte brenda Jugosllavisë së atëhershme.
Ibadete Krasniqi, tash e dy dekada, punon për t’iu siguruar fëmijëve pa kujdes prindëror përkujdesjen e nevojshme. Që nga viti 2016, ajo udhëheq organizatën OFAP, e cila ka këtë mision.
Këpucët dhe veshjet sportive, topi i futbollit dhe lidhëset e flokëve e kanë shoqëruar Aurona Racajn gjatë gjashtë vjetëve të fundit. Shpejtësia dhe talenti i saj në futboll kanë bërë që ajo të marrë vëmendjen e shumë futbolldashësve në Kosovë.
Ditë më parë disa qytete të Kosovës u përballën me vërshime që dëmtuan qindra shtëpi, në veçanti në Skenderaj, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Klinë dhe Istog.
Diplomatë perëndimorë, me në krye të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan të premten kryeqytetet e këtyre dy vendeve. Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata biseduan për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nën organizimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, disa qytetarë në Prishtinë kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat e masakrës së Reçakut, në 24-vjetorin e vdekjes së tyre.
Në vitet ‘90-të, Sadete Ahmeti ishte mësimdhënëse e Matematikës në një shkollë fillore në Gjilan. Por, jeta e saj ka ndryshuar shumë prejse e la mësimdhënien për të menaxhuar një biznes familjar për prodhimin e orendive shtëpiake.
Protestat kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, çështja e të pagjeturve, kriza energjetike, Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë, Parada e Krenarisë, thatësirat e vërshimet, ceremoni fetare, kriza në veri e ngjarje të tjera gjithandej nëpër Kosovë, nuk i shpëtuan objektivit të Radios Evropa e Lirë.
Kolonë automjetesh u krijua të mërkurën te Dheu i Bardhë - vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi kufiri në Merdare, i cili shfrytëzohet në masë të madhe nga diaspora e Kosovës, u mbyll, për shkak të barrikadave që ngritën disa qytetarë në anën serbe.
Shfaq më shumë