Armë, automjete, municione dhe gjësende të tjera të konfiskuara në Banjskë të Zveçanit u ekspozuan gjatë një konference për media të Policisë së Kosovës. Një ditë pas sulmit ndaj saj nga persona të armatosur në dhe përreth manastirit ortodoks serb në Banjskë u tha se është gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë dhe detonatorë dhe harta dhe plane për sulmin. Autoritetet thanë se se sulmi, që la të vrarë një polic, ishte i planifikuar prej muajsh.
Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri
![Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7f0d-08dbbdd3b276_w1024_q10_s.jpg)
1
Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.
![Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-46ad-08dbbdd3a40d_w1024_q10_s.jpg)
2
Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes.
![Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-a76a-08dbbdd4283a_w1024_q10_s.jpg)
3
Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.
![Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c5d7-08dbbdd3cabb_w1024_q10_s.jpg)
4
Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.