Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Diplomatë perëndimorë, me në krye të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, vizituan të premten kryeqytetet e këtyre dy vendeve. Gjatë takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ata biseduan për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nën organizimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, disa qytetarë në Prishtinë kanë ndezur qirinj për të nderuar viktimat e masakrës së Reçakut, në 24-vjetorin e vdekjes së tyre.
Në vitet ‘90-të, Sadete Ahmeti ishte mësimdhënëse e Matematikës në një shkollë fillore në Gjilan. Por, jeta e saj ka ndryshuar shumë prejse e la mësimdhënien për të menaxhuar një biznes familjar për prodhimin e orendive shtëpiake.
Protestat kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, çështja e të pagjeturve, kriza energjetike, Muzeu i Kristaleve në Mitrovicë, Parada e Krenarisë, thatësirat e vërshimet, ceremoni fetare, kriza në veri e ngjarje të tjera gjithandej nëpër Kosovë, nuk i shpëtuan objektivit të Radios Evropa e Lirë.
Kolonë automjetesh u krijua të mërkurën te Dheu i Bardhë - vendkalim kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo, pasi kufiri në Merdare, i cili shfrytëzohet në masë të madhe nga diaspora e Kosovës, u mbyll, për shkak të barrikadave që ngritën disa qytetarë në anën serbe.
Fluks automjetesh është parë të mërkurën në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pas mbylljes së tri pikave tjera kufitare me Serbinë - Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare. Ekipi i Radios Evropa e Lirë sjell pamje të fluksit të automjeteve në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë.
Disa qytetarë serbë në Graçanicë thonë se situata e krijuar pas vendosjes së barrikadave në veri të Kosovës, është shqetësuese. Sipas tyre, ka njerëz që nuk mund të shkojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në atë zonë.
Qindra qytetarë serbë nga pjesë të ndryshme të Kosovës u mblodhën të enjten në veri të vendit, duke parashtruar një varg kërkesash për heqjen e barrikadave të ngritura në këtë zonë.
Disa banorë shqiptarë në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën e Veriut shprehen të frikësuar nga tensionet që kanë përfshirë këtë pjesë të Kosovës. “Rrezik është... tensione ka, probleme ka”, thotë njëri prej tyre, derisa në rrugët e lagjes vërehen forca të shtuara të policisë.
Incidentet e 6 dhjetorit në veri të Kosovës ngritën pikëpyetje për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, më 18 dhjetor.
Në gusht të vitit 1990, kur Kosova ishte nën regjimin serb, Faik Rexhepi u ul këmbëkryq afër Hotelit Grand në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj shtypjes së shqiptarëve nga forcat e atëhershme policore.
Qindra qytetarë protestuan të enjten në Prishtinë, pas vrasjes së një 35-vjeçareje në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, të hënën është veshur i tëri kuq e zi. Me aktivitete të ndryshme në Prishtinë u shënua 110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa edhe shumë qytetarë kishin dalë për të festuar në sheshet e kryeqytetit.
Shtatshkurtra Sanije Hargaja me vite ka kërkuar një vend pune, derisa është punësuar si asistente administrative në Policinë e Kosovës. Në një rrëfim për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se është përballur vazhdimisht me sfida e paragjykime për pamjen fizike.
Qindra gra janë mbledhur më 23 nëntor në Mitrovicën e Veriut, me ftesë të një anëtareje të Listës Serbe, për të shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç është thënë, qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj komunitetit serb.
Në Kosovë janë shtatë shkolla profesionale që financohen nga shteti dhe që ofrojnë trajnime në profesione të ndryshme: nga instalues elektrik deri te zdrukthëtar apo kamerier.
Shfaq më shumë