Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
"Forca e Sigurisë së Kosovës është gati të shndërrohet në Forcat e Armatosura të Kosovës", ka thënë të premten, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Gjykata Penale e Brukselit, më 23 nëntor ka dënuar në mungesë tre shtetas të Serbisë, për vrasjen e Enver Hadrit, veprimtar për të drejtat e njeriut dhe të drejtat politike të shqiptarëve të Kosovës.
Përkundër nevojës për një Ligj për lustrim, në Kosovë ende nuk ekziston një klimë e favorshme politike për miratimin e tij.
Asnjë deklaratë e autoriteteve të Serbisë nuk mund ta ndalojë Kosovën të anëtarësohet në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) dhe institucionet e Kosovës janë duke punuar për një anëtarësim të tillë, kanë bërë të ditur zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë nuk do të jetë e ndikuar politikisht, por vendimet e saj mund të reflektojnë në skenën politike, vlerësojnë njohësit e fushës së drejtësisë dhe të zhvillimeve në vend.
Për ndryshimin eventual të numrit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të reformës zgjedhore, nevojiten ndryshimet kushtetuese por edhe konsensusi paraprak i partive politike, vlerësojnë njohësit e çështjeve juridike - kushtetuese dhe të zhvillimeve politike në vend.
Pozicionimi i liderëve politikë shqiptarë të Kosovës në anën e kandidates për presidente Hillary Clinton, në garën presidenciale në SHBA, pavarësisht ndërlidhjes emocionale, është veprim i gabuar diplomatik dhe politik, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Përmirësimi i regjistrit me rastet e dënuara për krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga Kuvendi i Kosovës, mbeten dy kushtet e paplotësuara nga Kosova për marrjen e liberalizimit të vizave. Këto dy kushte janë ritheksuar sërish nga nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek.
Përfaqësuesit e komunave me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, që nga shqiptarët njihet si Lugina e Preshevës, ditë më parë janë takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ata thonë se është biseduar lidhur me mundësitë e realizimit të të drejtave të tyre në shtetin serb.
Qyteti i Mitrovicës është i ndarë, i pasigurt dhe i politizuar skajshëm dhe autoritetet lokale dhe qendrore më tepër merren me të ashtuquajturat ‘politika të larta’ se sa me problemet thelbësore të këtij qyteti apo mbijetesën e njerëzve, vlerësojnë disa të rinj të këtij qyteti, shqiptarë dhe serbë.
Pavarësisht që liria e lëvizjes në qytetin e ndarë të Mitrovicës, nga ana jugore në atë veriore dhe anasjelltas, nuk mund të definohet as për së afërmi si e përkryer, megjithatë së fundmi, është shënuar mjaft përparim në këtë drejtim, vlerësojnë zyrtarët lokal të dy komunave të këtij qyteti, komunës jugore dhe asaj veriore.
Në qoftë se vazhdojnë sjelljet destruktive të Serbisë, sikurse arrestimet e shtetasve të Kosovës, Qeveria e Kosovës do të jetë e shtrënguar që të marrë masa tjera, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.
Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se ngecja në zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme, të dala nga dialogu me Serbinë në Bruksel, është pasojë e jo seriozitetit dhe destruktivitetit të Serbisë.
Qeveria e Kosovës e ka ftuar Listën Serbe për t’u takuar dhe për të biseduar për tejkalimin e situatës, pas vendimit të saj për ngrirjen e pjesëmarrjes në institucionet qendrore.
Ideja e ministres për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, që në dialogun me Serbinë në Bruksel Kosova të përfaqësohet me “ekip uniteti”, buron nga mossuksesi i deritashëm në këtë proces, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, të enjten, pritet që të debatohet për propozim-deklaratën që legjislativi do t’ia adresojë Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave. Megjithatë, propozim-deklarata nuk është nënshkruar nga liderët e partive politike parlamentare si e harmonizuar
Deputetët e partive në pushtet dhe opozitë nuk kanë konsensus lidhur me draft-rezolutën e deklaratës me të cilën Kuvendi i Kosovës do t’i drejtohet Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.
Koalicioni qeverisës është stabil, kanë thënë përfaqësuesit e dy partive të mëdha në pushtet, PDK-së dhe LDK-së. Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh edhe kryetar i PDK-së, ka theksuar se koalicioni mund të qëndrojë në mënyrë korrekte deri në vitin 2018, por mund të shkohet edhe në zgjedhje me marrëveshje politike, me konsensus të përbashkët.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nevojë për një nivel tjetër, për të biseduar për çështje me të avancuara. Këtë deklaratë ai e ka dhënë në kuadër të fjalimit të tij drejtuar pjesëmarrësve të Seminarit të 93-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Prishtinë.
Në Prishtinë është duke u mbajtur Seminari i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku janë duke marrë pjesë deputetë nga 21 vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se Kosova qëndron fuqishëm në krahun e koalicionit ndërkombëtarë kundër terrorizmit.
Shfaq më shumë