Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B, përveç që prodhojnë rreth 90 për qind të energjisë që përdoret në vend, lirojnë edhe ndotje të madhe në mjedis. Së voni, ekzekutivi kosovar ka thënë se synon që të gazifikojë qymyrin, por edhe ky proces shkakton ndotje, veçmas të ujërave tokësore.
Protestat në Tiranë po përshkallëzohen mes akuzash për ndikim iranian. Kryeministri Edi Rama ka identifikuar publikisht dy persona si të dyshuar për lidhje me Teheranin, ndërsa aktivistët e protestës i kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke kërkuar prova konkrete.
Në vitet 1990, shkencëtarët amerikanë dhe rusë realizuan një nga manovrat më të mëdha në historinë bërthamore: e shndërruan uraniumin e pasuruar për armë në material që nuk mund të përdorej më për prodhimin e një bombe.
Lirues, dënues apo i përzier? Skenarët për aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së mbeten të hapur. Por, sipas njohësve të drejtësisë ndërkombëtare dhe Ballkanit, aktgjykimi ndaj tyre nuk do të jetë fundi i debatit.
Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit në Kosovë, por me rezultat më të dobët në krahasim me zgjedhjet paraprake të dhjetorit. Partia e Albin Kurtit mori rreth 43 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare.
Punëtorë të kombinatit Trepça - ndërmarrje minerare në Kosovë - përballen me mospagesë të kontributeve pensionale tash e sa vite, pavarësisht se ato u zbriten nga paga çdo muaj.
Më 7 qershor, Kosova voton sërish - për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë. Në lojë, kësaj radhe, nuk është vetëm pushteti, por edhe vetë aftësia e shtetit për të dalë nga kriza.
Vëzhguesit ndërkombëtarë paralajmërojnë se bllokadat e përsëritura politike po e shtyjnë Kosovën drejt rrezikut për t’u perceptuar si shtet jofunksional.
Zgjedhjet e reja në Kosovë vijnë në një klimë të thellë bllokade politike, ku mungesa e kompromisit mes partive ka zhvendosur garën nga programet drejt emrave dhe përplasjeve personale.
Stadiumi i Kishnicës - një fshati kodrinor vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë – dikur ëndërronte ta shihte uruguaianin e famshëm Luis Suarez duke shkelur barin e tij, por sot është gëlltitur nga natyra i lënë në harresë.
Disa kongresistë amerikanë nga të dyja partitë po shtojnë presionin politik për ta çuar Kosovën drejt NATO-s. Rezoluta dhe deklarata të reja e mbajnë vendin në agjendën e Uashingtonit. Por, në prapavijë, mbështetja amerikane po përplaset me mungesën e stabilitetit institucional në Prishtinë.
Gazi po bëhet boshti i tranzicionit energjetik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa SHBA-ja po shtyn projekte të reja infrastrukturore nga Shqipëria deri në Bosnje e Hercegovinë. Kosova ende nuk ka një rol të përcaktuar në arkitekturën e re energjetike dhe vazhdon të mbetet e varur nga qymyri.
Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja - një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës.
Fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
Serbia nuk po gjen qetësi përballë bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti Aleksandar Vuçiq e ka interpretuar këtë zhvillim si kërcënim dhe ka paralajmëruar rritje të armatimit si përgjigje.
Rritja e çmimeve globale të naftës, e nxitur nga tensionet në Lindjen e Mesme, po godet drejtpërdrejt ekonominë e Kosovës, e cila varet plotësisht nga importet.
Pas një periudhe të gjatë ngecjeje në dialogun Kosovë-Serbi, sinjale të reja nga Brukseli sugjerojnë se një takim mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit mund të jetë në prag.
Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e tij nuk duket gjëkund.
Gati tri vjet pasi e fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, Kosova ende nuk ka filluar mirë t’i kryej punët rreth infrastrukturës sportive për organizimin e garave, mbase duke e vënë në pikëpyetje mbajtjen e tyre.
Përçarjet mes SHBA-së dhe BE-së po dobësojnë unitetin perëndimor, duke krijuar pasiguri të reja edhe për Kosovën. Rreziqet kryesore përfshijnë cenimin e sigurisë, stagnimin e dialogut me Serbinë dhe ngadalësimin e integrimit euro-atlantik.
Shfaq më shumë