“Çfarë të njohim?”: Kriza në Kosovë ushqen dyshimin ndërkombëtar
Vëzhguesit ndërkombëtarë paralajmërojnë se bllokadat e përsëritura politike po e shtyjnë Kosovën drejt rrezikut për t’u perceptuar si shtet jofunksional. Sipas tyre, kriza ka dalë përtej politikës së brendshme dhe po ndikon drejtpërdrejt në kredibilitetin ndërkombëtar të vendit. Më 7 qershor, Kosova mban zgjedhjet e treta parlamentare në 16 muaj. Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, thotë se, këtë herë, votuesit duhet të sillen si qytetarë aktivë dhe kërkues, duke i dhënë mesazh të qartë udhëheqjes politike se bllokimet e zgjatura institucionale nuk janë më të pranueshme. (Realizimi: Mahir Elshani)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
22 maj 20267 qershori rrezikon ta konfirmojë krizën
-
15 maj 2026Kongresistët në ofensivë për Kosovën
-
24 prill 2026Kush e kërcënon Serbinë?