Ushtarët e Kosovës hyjnë në krizën e Lindjes së Mesme
Dërgimi i një ekipi vlerësues në Gazë nga Forca e Sigurisë së Kosovës shënon përfshirjen e parë të vendit në një mision stabilizues të mandatuar nga OKB-ja - një hap që autoritetet në Prishtinë e paraqesin si dëshmi të besimit ndërkombëtar ndaj kapaciteteve ushtarake të Kosovës. Kontingjenti i parë kosovar pritet të ketë 22 ushtarë, me rotacione deri në vitin 2027 dhe në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë për një terren të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, si dhe për paqartësi rreth mandatit të misionit. (Realizimi: Mahir Elshani)
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
22 maj 20267 qershori rrezikon ta konfirmojë krizën
-
15 maj 2026Kongresistët në ofensivë për Kosovën
-
24 prill 2026Kush e kërcënon Serbinë?