Prishtina nderon viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
Në Prishtinë, mbrëmjen e 11 korrikut, u ndezën qirinj për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës. Kjo ngjarje u organizua nga Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut dhe Qendra për Ligjin Humanitar në Kosovë për të shënuar 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, masakër në të cilën forcat serbe vranë më 1995 mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
![Në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, më 11 korrik, në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë u ndezën qirinj, për të nderuar viktimat. ](https://gdb.rferl.org/080a0000-0a00-0242-adba-08da63730515_w1024_q10_s.jpg)
1
Në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, më 11 korrik, në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë u ndezën qirinj, për të nderuar viktimat.
![Më 2021, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe dhe dënon mohimin e gjenocidit. ](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-b6d6-08da637304ed_w1024_q10_s.jpg)
2
Më 2021, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe dhe dënon mohimin e gjenocidit.
![Në Bosnjë e Hercegovinë më 11 korrik u shënua 27-vjetori i masakrës në Srebrenicë,në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve '90.](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-227f-08da63731b8b_w1024_q10_s.jpg)
3
Në Bosnjë e Hercegovinë më 11 korrik u shënua 27-vjetori i masakrës në Srebrenicë,në të cilën forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, gjatë luftës së viteve '90.
![Vrasjet në Srebrenicë konsiderohen si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-80ce-08da63731a08_w1024_q10_s.jpg)
4
Vrasjet në Srebrenicë konsiderohen si mizoria më e rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq Gjykata Ndërkombëtare e Hagës e ka njohur masakrën si gjenocid.