Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Rritja e vazhdueshme e çmimeve të naftës në Kosovë ka goditur bujqit. Blerim Gashi, nga fshati Krushë e Madhe i Rahovecit, thotë se shtrenjtimi i naftës, por edhe i produkteve të tjera që i duhen për prodhim, e ka shtyrë atë të mendojë nëse do ta punojë sërish tokën vitin e ardhshëm.
Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan të enjten në Prishtinë, duke kërkuar që t’u rriten pensionet që ua jep shteti çdo muaj.
Imer Duraku është një fermer nga Krusha e Madhe, që kultivon kultura të ndryshme bujqësore: nga dredhëzat deri te specat e qepët. Prodhimet e tij i shet me shumicë, por problemin e ka te gjetja e punëtorëve sezonalë. Ka ndodhur që shumë fruta t’i shkojnë dëm, sepse nuk ka pasur kush t’i vjelë.
Tash e pesë vjet, fustanet që i prodhon kompania e Benek Osmanit në Kosovë, arrijnë tregjet e Australisë, SHBA-së, Izraelit e dhjetëra vendeve të tjera në botë.
Në Prishtinë, fëmijët shënuan 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve përmes aktiviteteve të ndryshme. Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve tha se Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, pavarësisht se ka hyrë në fuqi më 2020 ende nuk ka gjetur zbatim.
Në fshatin Lebanë, Komuna e Prishtinës, vazhdon të ekzistojë një deponi ilegale e mbeturinave. Pavarësisht se autoritetet komunale e kishin pastruar këtë zonë, që gjendet pranë autostradës “Ibrahim Rugova”, qytetarët vazhdojnë të hedhin mbeturina.
Dhjetëra qytetarë dhe disa deputetë nga opozita, kanë protestuar më 25 maj në Prishtinë, duke kërkuar lejimin e tërheqjes deri në 30 për qind të mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, i njohur si Trust.
Rreziku nga luftimet në Ukrainë ka bërë që çifti Serhii Shevchenko dhe Liudmyla Mekh të gjejnë strehim në Kosovë. Ata kanë arritur në Prishtinë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë - Kosova”. Nga ky vend thonë se do t’i tregojnë Evropës për krimet e kryera nga Rusia në Ukrainë.
Fshati Hade u kthye në një fshat fantazmë qëkur banorët u detyruan të shpërngulen, për shkak të rrezikut nga nxjerrja e qymyrit. Shtëpitë në Hade u "zhveshën" nga ç'mund t'u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar - tjegullat, dyert e dritaret.
Organizata joqeveritare “Nderi” në Deçan, të cilën tash e 12 vjet e udhëheq Ganimete Tolaj, është pikëtakimi i përditshëm i grave të kësaj komune, të cilat janë viktima të dhunës.
Tregu në Kamenicë, rreth 60 kilometra nga Prishtina, është vendi ku serbët dhe shqiptarët mblidhen për dy dekada. Disa vijnë për të blerë prodhime vendase, të tjerë për të fituar para.
Kosova dhe Serbia më 21 prill dështuan të arrijnë një marrëveshje në Bruksel për targat e automjeteve. Por, ky fakt nuk e pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga të dyja anët. Çdo veturë nga Serbia që futet në Kosovë dhe anasjelltas, vazhdon t’i mbulojë simbolet shtetërore në targat automjeteve.
Nxënës të shkollave të mesme në Prishtinë kanë mbajtur të martën, më 19 prill, një marsh protestues me moton “S’po shkohet në shkollë”, duke kërkuar cilësi më të mirë në arsim dhe kushte më të mira nëpër shkolla.
Nora Prekazi, nga Mitrovica, është poete, aktiviste dhe organizatore e shumë ngjarjeve kulturore në qytetin e saj. Përmes artit, kulturës e poezisë, ajo thotë se synon të ringjallë jetën kulturore të qytetit të ndarë.
Lulëzimi i disa pemëve i ka dhënë hijeshi e gjallëri kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, në këto ditë të ngrohta prilli. Këto pamje të bukura i ka fiksuar me objektivin e tij fotografi i Radios Evropa e Lirë, Arben Hoti, të cilat ua sjellim të përmbledhura në një fotogaleri.
Zorica Vorguçiq, tash e gjashtë vjet, ka nisur të prodhojë birrë artizanale në kushte shtëpiake. Ajo është pronare e birrarisë Pivxhan në Graçanicë - qytet me shumicë serbe në pjesën qendrore të Kosovës.
Në Prishtinë më 25 mars, qytetarë dhe politikanë, ndezën qirinj në nderim të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare.
Në Prishtinë janë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar 21 Marsin, Ditën Botërore të Sindromës Down.
Me moton “Homofob, s’ke vend në Kuvend”, në Prishtinë më 17 mars është protestuar para Kuvendit të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj mosmiratimit të Projektkodit Civil një ditë më herët, i cili do t’i hapte rrugën hartimit të një ligji të veçantë për lejimin e “bashkësive civile” ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë. Protestuesit dënuan edhe gjuhën e përdorur nga disa deputetë gjatë seancës së Kuvendit.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mëngjesin e 24 shkurtit, ka kthyer kujtimet e qytetarëve të Kosovës afro 23 vjet më parë, kur forcat ushtarake serbe, pas fillimit të bombardimeve të NATOS-s në caqet serbe, kishin nisur spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.
Shfaq më shumë