Një objekt shkollor me “dy fytyra”
Në një objekt në Ferizaj janë të vendosura dy shkolla: gjimnazi "Dr. Shaban Hashani" dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika”. Por, gjendja në këto dy shkolla është krejtësisht e ndryshme. Në të vijojnë mësimin gjithsej 2.058 nxënës, por ata që ndjekin mësimin në gjimnaz, kanë banka të dëmtuara, dyer të thyera e tualete në gjendje të keqe. Ndërkaq, nxënësit e mjekësisë kanë kushte më të mira, pasi në pjesën ku është vendosur kjo shkollë, ka pasur investime, në bashkëpunim me prindërit.
![Kështu duket muri i jashtëm i gjimnazit "Dr. Shaban Hashani" në Ferizaj dhe gjendja brenda këtij objekti shkollor nuk është aspak më e mirë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c9e3-08db58769a49_w1024_q10_s.jpg)
1
Kështu duket muri i jashtëm i gjimnazit "Dr. Shaban Hashani" në Ferizaj dhe gjendja brenda këtij objekti shkollor nuk është aspak më e mirë.
![Më 2019, gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika” u vendosën në objektin që dikur ishte shkollë fillore.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-1820-08db58767190_w1024_q10_s.jpg)
2
Më 2019, gjimnazi “Dr. Shaban Hashani” dhe shkolla e mjekësisë “Elena Gjika” u vendosën në objektin që dikur ishte shkollë fillore.
![Sipas drejtoreshës së këtij gjimnazi, Hajrije Nebihu, në institucionin që ajo udhëheq ka dyer e dritare të dëmtuara, sistem të kanalizimit të vjetruar, mure të dëmtuara, mungesë të kabineteve e sallave dhe papastërti.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-9835-08db58762ab5_w1024_q10_s.jpg)
3
Sipas drejtoreshës së këtij gjimnazi, Hajrije Nebihu, në institucionin që ajo udhëheq ka dyer e dritare të dëmtuara, sistem të kanalizimit të vjetruar, mure të dëmtuara, mungesë të kabineteve e sallave dhe papastërti.
![Për problemet në këtë shkollë vitin e kaluar është informuar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Ferizjat, Agim Aliu. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-d090-08db5875ffec_w1024_q10_s.jpg)
4
Për problemet në këtë shkollë vitin e kaluar është informuar edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Ferizjat, Agim Aliu.