Shtatëdhjetë vjet më parë, energjia elektrike e prodhuar nga zbërthimi i atomeve u fut për herë të parë në rrjetin elektrik të një qyteti të vogël afër Moskës.
Teksa vëzhguesit presin për shfaqjen e aeroplanëve luftarakë F-16 mbi qiellin e Ukrainës, Keith Rosenkranz, pilot që ka fluturuar në mbi 30 misione me këta aeroplanë gjatë Luftës së Gjirit, ka disa paralajmërime për ukrainasit që do të merren me ta.
Zjarret e gazit të egër që janë djegur për mijëra vjet, ende shfaqen tek-tuk në pyje dhe kodra të izoluara në lindje të Rumanisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
“Nëse diplomatët amerikanë janë kundër vizitimit të Susas, atëherë në djall të vejnë”, shkroi Caliber.az më 5 maj. Ky medium shihet nga shumëkush si një përfaqësues i Qeverisë autoritare të Azerbajxhanit.
Fushëbeteja moderne është transformuar nga dronët në ajër dhe në detet e hapura, dhe tani, Rusia dhe Ukraina janë buzë zhvendosjes së një numri të madh të dronëve tokësorë në tokën ukrainase.
Fotografia e një meshe brenda Kishës baptiste Shën Xhoni në Nagorno-Karabak, është postuar në X, nga deputetja e Parlamentit të Azerbajxhanit, Jala Ahmadova, në korrik të vitit 2021, për të demonstruar atë që e ka konsideruar “atmosferë të tolerancës etnike dhe fetare”.
Si u bënë disa aviatorë amerikanë njerëzit e parë që fluturuan rreth botës gjatë një aventure epike 175 ditore.
Disa pajisje të dizajnuara gjatë Luftës së Ftohtë për të vrarë, plagosur ose monitoruar kundërshtarët mund të ishin hedhur poshtë si legjenda urbane nëse shembujt nuk do të ishin dokumentuar me foto.
Dridhja e një lloji të veçantë të pipëzës prej kallami, i cili rritet rreth rajonit të Nagorno-Karabakut, ka prodhuar tingullin therës të dudukut të Armenisë, një instrument frymor, për shekuj me radhë.
Para Luftës së Dytë Botërore dhe një diktature komuniste, e cila e shkatërroi Budapestin në shekullin XX, kryeqyteti hungarez ishte shtëpi e disa thesareve arkitekturore që tani ekzistojnë vetëm në fotografi.
Në 22 muaj që kur Kremlini nisi luftën e tij në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, shumë monumente të epokës sovjetike janë rrëzuar nëpër Evropë, shumë prej tyre si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pushtimit. Më poshtë janë disa nga këto monumente para heqjes së tyre. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Më 9 nëntor 1993, "Stari Most", ura ikonike e Bosnjë e Hercegovinës, u shemb pasi u vu në shënjestër gjatë rrethimit të Mostarit. Tridhjetë vjet më vonë, ura e restauruar qëndron si një nga shembujt më të mirë në botë të rindërtimit të pasluftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Shfaq më shumë