Revolucioni i 1989-s dhe rënia e komunizmit në Hungari
Fotografitë e marra nga arkivi paraqesin pothuajse çdo moment historik të Hungarisë duke u çliruar nga vargonjtë e kontrollit sovjetik 35 vjet më parë.

1
Një yll i kuq komunist largohet nga objekti i një fabrike në Budapest më 1989.
Kjo foto e 26 tetorit të vitit 1989 është bërë tri ditë pasi Hungaria e shpalli veten shtet demokrat pas 40 vjetësh nën sundimin komunist të mbështetur nga sovjetikët.
Ky imazh është vetëm njëri prej të shumtëve nga disa ngjarje të rëndësishme që e transformuan Hungarinë 35 vjet më parë.

2
Burrat e papunë duke pritur për punë, Budapest më 1988.
Pavarësisht se ishte relativisht e lirë në krahasim me vendet e tjera të Bllokut Lindor, nga fundi i viteve 1980 ekonomia e Hungarisë po vyshkej. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, 17 për qind e popullsisë jetonte në varfëri dhe shkalla e vetëvrasjeve në vend ishte më e larta në Evropë.

3
Në Budapest mbahet një demonstratë kundër shkatërrimit të fshatrave në Transilvani më 27 qershor 1988.
Në qershor të vitit 1988, policia në Budapest lejoi dhjetëra mijëra demonstrues të protestonin kundër planeve në Rumani për të shkatërruar mijëra fshatra në Transilvani, një rajon kryesisht hungarez etnik. Sundimtari rumun, Nicolae Ceausescu, synonte të rivendoste banorët e Transilvanisë në qendrat "agro-industriale" të drejtuara nga shteti.

4
Turma e hungarezëve të mbledhur pranë monumentit në qendër të Sheshit të Heronjve të Budapestit për të protestuar kundër "programit të sistematizimit rural" të Rumanisë.
Protestat e Transilvanisë ngjallën një frymë rezistence të fjetur prej kohësh në Hungari. Një protestues më vonë kujtoi: "Sigurisht që shkuam sepse kujdeseshim për hungarezët në Transilvani, por kryesisht shkuam ngase i urrenim komunistët".