“Wir schaffen das”, apo “Ne mund ta bëjmë këtë” - ishte refren i vazhdueshëm i Angela Merkelit në vitin 2015, atëkohë kancelare e Gjermanisë. Me të, shprehte vendosmërinë e saj për t’iu hapur dyert imigrantëve - shumë prej të cilëve iknin nga lufta në Siri, e të tjerët nga Afrika e Veriut, Iraku e Afganistani.