Deponi të stërmbushura, mbeturina të përziera dhe ndotje e tokës dhe e ujit nga hedhjet ilegale, janë imazhe të shpeshta në Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.
Kaja Kallas, si shefe e re e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, e ka mundësinë ta riformojë qasjen e bllokut ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Por, në seancën e saj të konfirmimit, ajo gati se nuk foli fare për këtë çështje.
Nëpërmjet komunikimit, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve! Ky është slogani i fushatës për promovimin e punës së Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, e cila filloi më 13 nëntor në Mitrovicën e Veriut.
Një shtetase e Taxhikistanit, e cila ka jetuar në Kosovë për më shumë se 20 vjet, po përballet me një urdhër dëbimi nga Kosova për arsye që nuk janë bërë publike zyrtarisht.
Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje, ka takuar mërgatën kosovare në së paku katër shtete të Evropës: Zvicër, Austri, Norvegji dhe Gjermani.
Një, dy, pesë, më shumë? Pak pajtohen për numrin e afateve që duhet t’i ketë një student për t’iu nënshtruar provimit në një lëndë brenda vitit akademik. Senati i Universitetit të Prishtinës ua miratoi së voni studentëve kërkesën për afate shtesë për provime. A bëri mirë?
Në shtator të atij viti do të bëhen pesë vjet prej se Trump, i cili ka shërbyer si president edhe nga viti 2017 deri më 2021, ka marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe pse problemet në tregun e punës, shkaku i emigrimit, nuk janë rritur aq sa ishte paralajmëruar nga shumë OJQ, të dhënat e zyrës së statistikave të BE-së tregojnë se ka pasur rritje në numrin e aplikimeve për azil në BE.
Për Qeverinë e Kosovës, shkëmbimi i territoreve me Serbinë, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, nuk duhet të vihet në diskutim.
Për njohësit e çështjeve ekonomike në Kosovë, buxheti i propozuar për vitin 2025 është sa për mbijetesë e jo për zhvillim të vendit, siç e trumbeton Qeveria.
Me të hyrë në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt - rreth 30 kilometra larg Prishtinës - përballeni me një realitet të zymtë: grumbuj qytetarësh që presin para sallave të operacionit, të shqetësuar për familjarët e tyre.
Projektbuxheti parasheh rritje gati në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, por më së shumti në subvencione dhe transfere.
Shfaq më shumë