Aktorë të huaj keqdashës synojnë ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar ndasitë etnike, deklaroi më 10 dhjetor ambasadori në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe dha porosinë që diçka e tillë nuk duhet të lejohet.
Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria Speciale e Kosovës kryeministrin Albin Kurti të dëshmojë në datën 16 dhjetor.
Të mashtruara nga agjenci të rekrutimit me ëndrra për një jetë më të mirë, shumë punëtore filipineze të përkujdesjes shtëpiake në Kosovë përballen me një realitet të ashpër. Disa prej tyre, të lëna pa dokumente, i durojnë abuzimet në heshtje.
Për komunitetin serb në Kosovë është mirë të prishet ose të dobësohet monopoli i Listës Serbe, thonë për Radion Evropa e Lirë Miodrag Marinkoviq dhe Dushan Janjiq.
Iljasa Fazliu, logoped dhe defektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është në fokus të një stuhie kritikash për sjelljen e tij.
Në rrjete sociale, media e tavolina kafeneje, dezinformatat lidhur me zhvillimet në Kosovë thuhet se po i tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht mes shqiptarëve dhe serbëve.
Mes spekulimeve dhe akuzave të vazhdueshme, dyshimeve dhe tensioneve në rritje, përcaktimi i saktë i përgjegjësisë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit është kritik, sipas ekspertëve ligjorë dhe të sigurisë.
Rrëqebulli i rrallë dhe disa shpezë të egra në shtetet e Ballkanit janë të rrezikuara nga zhdukja, sipas një raporti të fundit të organizatës me bazë në Gjermani. Mbrojtja joefikase e kafshëve të egra e deri te dëmtimi i tyre nga projektet infrastrukturore, janë në qendër të kritikave të raportit.
Rruga Komoran - Drenas - Skënderaj, një qendër e mjekësisë familjare në Drenas, një çerdhe në komunën e Malishevës, një fushë sporti po në këtë komunë janë vetëm disa nga dhjetëra projektet kapitale të planifikuara për këtë vit, por që nuk u realizuan.
“Të penguar në përfaqësimin e popullit serb” - kështu reagoi Lista Serbe, e cila i bojkotoi institucionet e Kosovës që nga nëntori i vitit 2022, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet i penguan deputetët e saj të merrnin pjesë në punimet e seancës së Kuvendit të Kosovës, më 5 dhjetor.
“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armatimit”. Kështu e ka përshkruar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë pjesë të territorit, teksa ka folur në Radiotelevizionin e Kosovës për armatimin që gjendet vazhdimisht gjatë bastisjeve policore.
Me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve të rëndësishme, shumë punonjës në Kosovë ndiejnë se pagat e tyre nuk janë të mjaftueshme.
Shfaq më shumë