Përfaqësueses të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo praktikë duhet ndërpritet sepse është e paligjshme dhe dëmton buxhetin e shtetit me mbi 51 milionë euro në vit.
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, në Odën e Mjekëve të Kosovës tregojnë se, gjatë vitit 2024, 109 mjekë e kanë tërhequr certifikatën për të kaluarën etike, e cila u shërben për punësim jashtë vendit.
Institucionet e Kosovës, me shumë gjasë, bazuar në ligjet në fuqi, do të lëshojnë një fletarrestime të kuqe të Interpolit për personat që janë dënuar për krime lufte në mungesë.
Qindra euro kanë qenë faturat për ngrohje për disa qytetarë të Prishtinës gjatë muajve tetor dhe nëntor. Kjo ndodhi pas ndryshimit të mënyrës së faturimit këtë vit nga ndërmarrja publike Termokos. Disa nga ankuesit dyshojnë se matja e konsumit nuk është bërë siç duhet.
Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar procesin e prodhimit të tyre dhe ka rritur shpenzimet.
Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, thotë se negociatat mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, nuk mund të vazhdojnë pa ndryshuar asgjë, “nëse nuk duam t’i kalojmë edhe 15 vjet të tjerë duke pritur”.
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të Kosovës thonë se ende nuk janë krijuar kushtet për të paguar energjinë elektrike.
Me afrimin e fundit të vitit, afrohet edhe fundi i mandatit të deputetëve aktualë të Kosovës. A e dini se disa ligje thelbësore ata nuk i kanë miratuar?
Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare.
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të pastra, shumëkush do të priste që Qeveria e Kosovës të mos përmendej fare për këtë dukuri.
Sipas vlerësimit të publikuar më 19 dhjetor nga Agjencia e Statistikave, në atë pjesë të Kosovës jetojnë rreth 20.000 serbë.
Shfaq më shumë