Kosova është në listën e shteteve të botës, të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë vendosur tarifë tregtare bazë prej 10 për qind, ndërsa disa shteteve të tjera u janë vënë tarifa edhe më të larta.
Në vitin 2021, Kosova kishte eksportuar 131 milionë euro mallra në SHBA. Shumica prej tyre ishin jorganë e jastëkë. Vitin e kaluar kjo shifër ra në rreth 39 milionë euro. Tani, eksporti është vështirësuar për shkak të tarifës prej dhjetë për qind të vendosur nga SHBA-ja.
Tarifa prej 10 për qind e vendosur nga Shtetet e Bashkuara për Kosovën do t’i shtrenjtojë produktet kosovare që eksportohen në SHBA dhe, si pasojë, mund të bjerë kërkesa për to, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.
Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të zhvillojë bisedime me subjektet e tjera politike për konstituimin e legjislativit dhe për formimin e qeverisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 2 prill se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova.
Portali i sapokrijuar, Srpski Glas, publikoi më 27 mars lajmin se po nis një seri publikimesh, ku do të veçojë mediat “që e paraqesin një pjesë të territorit të Republikës së Serbisë, krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë, si shtet të pavarur".
Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër, ka thënë shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Pas akuzave të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me manipulimin e votave me postë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të njëjtat akuza janë ngritur edhe nga disa anëtarë të LDK-së. Ky rast tashmë është në duart e Prokurorisë.
Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë fituese në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, pretendojnë se ky subjekt mund t’i sigurojë votat për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Në Teatrin e Qytetit, në Prizren, shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë” dështoi dy herë të luhet.
Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend. Banorë lokalë, shqiptarë dhe serbë, e duan ende praninë e tyre.
Me mijëra trupa evropiane të dislokuara në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, Ballkani Perëndimor ka qenë për dekada në vëmendjen e Perëndimit. Por, në kohën kur Evropa shqyrton mundësinë e dërgimit të forcave të saj në Ukrainë, lind pyetja: a do të ndikojë kjo në balancën e sigurisë në rajon?
Shfaq më shumë