Edhe dy ditë skadon afati për të marrë dokumente të Kosovës mbi bazën e atyre që lëshohen nga organet serbe për qytetet në Kosovë – të dhëna sikurse ato të gjendjes civile, lindjes, vdekjes apo martesës.
Prej më shumë se pesë vjetësh, procesi i gradimeve në Policinë e Kosovës është bllokuar. Edhe pse ka vende të lira në pozita kyç, ato aktualisht mbulohen nga zyrtarë që nuk e kanë gradën që parashihet për atë pozitë.
Policia e Kosovës po funksionon me strukturë të çrregullt për shkak të bllokimit të gradimeve. Pozita kyç vazhdojnë të mbulohen nga zyrtarë pa gradën e duhur.
Gati tre muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, procesi ka ngecur për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive më të mëdha parlamentare për postimin e kryetarit të Kuvendit.
Për të gjashtën herë me radhë, deputetët nuk kanë arritur të konstituojnë Kuvendin, duke e vënë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që dalin nga vetë rezultati i zgjedhjeve.
Çdo vit, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e Kosovës publikon pasurinë që zyrtarë shtetërorë deklarojnë se e posedojnë. Banesa, toka, vetura, para të gatshme... Ja çfarë duhet të dini nga deklarimet e fundit.
Ngërçi institucional, i krijuar nga mospërmbyllja e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, po e dëmton funksionimin e shtetit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë.
Deputetët mblidhen për herë të gjashtë radhazi në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin.
Për PDK-në dhe AAK-në, deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, është figurë përçarëse për postin e kryeparlamentares. Por, a është emri i Haxhiut pengesë apo pretekst për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës?
Ngërçi në konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar reagime të përziera në mesin e publikut. Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë më 23 prill, qytetarë në Prishtinë përmendën fajtorë të ndryshëm për situatën, por kërkuan një zgjidhje përmes dialogut politik.
Të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet, një grup qytetarësh po proteston çdo ditë prej më shumë se 20 ditësh përpara institucioneve shëndetësore në Graçanicë, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.
Është shënuar dështimi i pestë me radhë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, prej kur nisi seanca konstitutive, më 15 prill. As në votimin e tretë, më 23 prill, Albulena Haxhiu nuk i pati votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.
Shfaq më shumë