Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, komandanti i KFOR-it theksoi se periudhat zgjedhore mund të krijojnë hapësirë për aktorë të jashtëm me qëllime të këqija, por se KFOR-i e sheh situatën aktuale në Kosovë si pjesë të proceseve normale demokratike.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi të martën se i ka ftuar të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”.
Për herën e tretë, Lëvizjes Vetëvendosje nuk iu pranua propozimi për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, andaj konstituimi i Kuvendit dështoi edhe në tentativën e 11-të.
Ish-ministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ismet Mulaj, thotë se procedurat burokratike vazhdojnë të mbeten pengesë për investitorët edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
Deputetët dështuan për të njëmbëdhjetën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma Virusit (HPV), virusit që lidhet me disa lloje të kancerit, përfshirë atë të qafës së mitrës.
Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike për bizneset e mëdha. Kjo vjen pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që, nga 1 qershori, kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.
Emri i ish-politikanit serb të Kosovës, Millan Radoiçiq, njëherësh të akuzuarit kryesor për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, është i njohur për shumë qytetarë të Gjakovës.
Kosova ka rënë për gjithsej 43 vende gjatë dy vjetëve të fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur tashmë në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Kosova është renditur më së keqi nga vendet e Ballkanit Perëndimor në indeksin e lirisë së medias të Reporterëve pa Kufij.
A është e arsyeshme ngritja e çmimeve, a ka mekanizma për mbikëqyrjen e tyre, si dhe për mbrojtjen e konsumatorëve?
Shfaq më shumë