Produkte artizanale dhe bujqësore, të punuara nga gra të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, u shfaqën në “Panairin e fuqizimit – Produkte me histori jete dhe qëndrese”, në Prishtinë.
Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it të përfshihen në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për funksionimin e ndërmarrjes Ujësjellësi Ibër, autoritetet e Kosovës po vazhdojnë me mbylljen e institucioneve që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Qeveria e re e Gjermanisë, e udhëhequr nga Friedrich Merz, duhet të marrë një rol udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe të kontribuojë në zhvillimin e një qasjeje strategjike ndaj rajonit, vlerëson Bodo Weber.
Deputetët do të drejtohen sërish në Kuvendin e Kosovës - sot për herë të 17-të - në tentim për konsituimin e përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Që prej pandemisë COVID-19, në Kosovë e më gjerë flitet për rritje çmimesh. Ky trend ka vazhduar edhe në muajt e parë të vitit 2025. Madje, në prill të këtij viti ka produkte, si kafeja, që kushtojnë deri në 16 për qind më shtrenjtë sesa në prill të vitit 2024.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes nënshkruan, më 13 maj, Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim, e njohur si CISMOA. Çfarë është ky pakt dhe si i ndihmon ai Kosovës?
Pas 16 dështimeve për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, zgjidhje për ta zhbllokuar situatën nuk prodhoi as takimi i presidentes, Vjosa Osmani, me liderët e partive politike.
Presidentja Vjosa Osmani do t’i nisë sot takimet me partitë parlamentare, në përpjekje për ta zhbllokuar ngërçin politike, pas dështimeve të njëpasnjëshme të deputetëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Raportimet e shpeshtuara për ngacmime seksuale ndaj grave në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë nxitur shqetësim të shtuar, ndërsa viktimat flasin për frikë, zemërim dhe mungesë të thellë besimi në institucionet që, sipas tyre, nuk reagojnë siç duhet.
Mungesa e vullnetit për kompromis dhe besimit, të cilat e pamundësojnë inaugurimin e Kuvendit të Kosovës tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare, është prodhim i mungesës së një vizioni të përbashkët strategjik për të ardhmen e vendit, thotë Adrian Shtuni.
Shfaq më shumë