Veton Morina, 13 vjeç, Ideal Rama, 15 vjeç, dhe Ramë Mehmetaj, 15 vjeç, humbën jetën më 1 shkurt nga shembja e një objekti të vjetër në Jabllanicë - pjesa jugperëndimore e Kosovës.
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë janë të një rëndësie të madhe për serbët në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë qytetarë të Mitrovicës së Veriut dhe Graçanicës, përfaqësues të tyre politikë dhe të shoqërisë civile.
Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin...
Tani, që fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po vazhdon, partitë politike po premtojnë rregullimin e këtij problemi për të pasur furnizim të plotë me rrymë.
Pritjet nga i dërguari i ri evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, janë shumë të mëdha, ndonëse ai ende nuk e ka nisur zyrtarisht punën. Por, sa realisht do të ketë dorë ai në suksesin e bisedimeve?
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj katër të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.
Edhe pse një krizë në rritje në Kosovë, dhuna në familje është kryesisht e neglizhuar në platformat e partive politike që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Etnonacionalizmi, narrativi antigjinor, ekstremizmi fetar dhe narrativi antiserb në Kosovë ndërlidhen mes vete, janë në rritje dhe kontribuojnë në ndarjet në shoqëri, u tha në një konferencë rajonale që u mbajt në Prishtinë, më 29 janar.
Fushata zgjedhore në Kosovë është një garë milionëshe. Ndonëse partitë politike janë të obliguara t’i raportojnë shpenzimet, vëzhguesit e zgjedhjeve ngrenë shqetësime për transparencën e donacioneve që ato marrin.
Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, është pritur me protestë në Komunën e Skenderajt të hënën, në një vizitë në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Më 27 janar, një grup prej dhjetëra studentësh mbajtën 15 minuta heshtje para Fakultetit Filozofik në Mitrovicë të Veriut, për të nderuar 15 njerëzit që humbën jetën nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.
Pavarësisht ligjeve të hartuara për mbrojtjen e viktimave, dështimet sistematike dhe mungesa e burimeve i lënë shumë gra në Kosovë të cenueshme ndaj dhunës.
Shfaq më shumë