Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e ka pranuar se nuk mund ta formojë Qeverinë e re të Kosovës pa përfshirjen e një partie shqiptare, mundësi që më herët e kishte përjashtuar. Vetëvendosje nuk i ka të sigurta as votat për postin e kryetarit të Kuvendit.
Njohësit thonë se partia e Kurtit është vonuar në nisjen e bisedimeve për koalicionin qeverisës, teksa edhe përfshirja e një partie më të vogël shqiptare në ekzekutiv, sipas tyre, do të prodhonte një qeveri të brishtë.
Në të kaluarën hapte dritaret çdo mëngjes për të ajrosur shtëpinë. Por, Izet Grajqevcit, 53- vjeçarit nga Obiliqi, një gjë e tillë vetëm se do t’ia vështirësonte qëndrimin në shtëpinë e tij, sidomos gjatë stinës së dimrit. Kjo për shkak të ajrit të ndotur dhe smogut të dendur.
Së fundi, Shtetet e Bashkuara vendosën tarifa në mallrat e importuara nga shumica e vendeve të botës. Mallrave nga Kina iu vendos një tarifë masive prej 104 për qind.
Shumica e përfaqësuesve të zgjedhur nga pakicat joserbe në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë mohuar të jenë nën presion nga Serbia për të mos mundësuar formimin e qeverisë së re në Kosovë.
Kosova po ndërtohet me ritme të shpejta, por pas këtij bumi fshihet edhe një paradoks: mijëra banesa mbeten bosh. Investimet nga diaspora e kanë gjallëruar tregun, por, mësa duket, pa ndikim real në ekonomi.
Në Gjykatën Speciale, në Hagë, kanë përfunduar dëshmimin të gjithë dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte.
Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.
Mbi 60 për qind të produkteve nga kompania kosovare, Walone Fashion Group, shiten në tregun e Shteteve të Bashkuara – deri më tani pa ndonjë tarifë doganore.
Shfaq më shumë