Ndërlidhjet

“Kam frikë për të ardhmen e fëmijëve” – Kosova prin në rajon me nivelin e metanit në ajër

Një shtëpi në afërsi të termocentraleve në Obiliq. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Një shtëpi në afërsi të termocentraleve në Obiliq. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Në të kaluarën i hapte dritaret çdo mëngjes për ta ajrosur shtëpinë. Por, Izet Grajqevcit, 53- vjeçarit nga Obiliqi, një gjë e tillë vetëm se do t’ia vështirësonte qëndrimin në shtëpinë e tij, sidomos gjatë stinës së dimrit. Kjo për shkak të ajrit të ndotur dhe smogut të dendur.

Me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, ai jeton në një banesë afër termocentraleve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Obiliq, ku cilësia e ajrit është e ulët për shkak të ndotjes nga termocentralet dhe deponive të mbeturinave që ndodhen afër shtëpisë së tij.

Realiteti me të cilin po përballet çdo ditë brengos Izetin për të ardhmen e familjes së tij.

“Shqetësohem për dy vajzat që duhet të rriten këtu, në këtë ajër të ndotur. Erën e tij të keqe e nuhasim edhe kur i thajmë rrobat. Nëse do të kisha mundësi, sonte do të shpërngulesha diku”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se opsion janë edhe qytetet në pjesën perëndimore të Kosovës, larg termocentraleve të KEK-ut.

Ai thotë se vuan pasojat nga ajri i ndotur tash e 12 vjet.

“Shpesh ndihem i lodhur dhe me plogështi, kjo ka filluar që nga viti 2013. Kam pasur edhe probleme me frymëmarrje. Kur kam qenë në Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare më kanë thënë të kujdesem që të mos dal jashtë shumë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes”, thekson ai.

Kështu, për t’iu shmangur ajrit të ndotur, ai mban dritaret e shtëpisë të mbyllura dhe nuk del nga shtëpia kur nuk e ka të domosdoshme.

Problemi i ajrit të ndotur prek një numër të madh të qytetarëve në Kosovë, sidomos në zonat urbane, ku statistikat tregojnë për nivele të larta të gazrave të dëmshme në ajër.

Matjet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës shpërfaqin nivele të larta të substancave të rrezikshme për shëndetin, siç është dyoksidi i karbonit, monoksidi dhe gazrat serrë.

E krahas këtyre ndotësve, në Kosovë ekziston një tjetër armik i fshehtë e kërcënues për shëndetin publik, e që është metani. Ky gaz, i padukshëm dhe pa erë, lirohet nga deponitë e mbeturinave, termocentraleve dhe burimet e tjera ndotëse.

Kështu thuhet në të dhënat e raportit të fundit të Bankës Botërore për ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor, ku Kosova renditet e para në rajon për nivelin më të lartë të metanit në ajër, për kokë banori në zonat urbane.

Pse Kosova po prin me nivelin e metanit në ajër?

Profesori për Edukim Mjedisor, Zeqir Veselaj, thotë se arsyet kryesore pse Kosova po prin në Ballkanin Perëndimor në këtë drejtim, janë keqmenaxhimi me deponitë e mbeturinave, zjarret në pyje, përdorimi i thëngjillit për ngrohje dhe termocentralet e Obiliqit.

Ai shton se një faktor tjetër shqetësues është edhe numri i madh i veturave të vjetra që qarkullojnë në Kosovë.

“Ndikim në ndotjen e ajrit ambiental urban ka edhe sektori i transportit, me afërsisht gjysmë milioni vetura e makineri në rrugët e Kosovës”, thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, nga institucioni që bën monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik (IHMK), thonë se nuk kanë të dhëna për gjendjen aktuale.

“Ne nuk disponojmë të dhëna nga monitorimi, pasi deri më tani nuk kemi kryer matje për metanin”, thonë nga IHMK-ja.

Megjithatë, nga ky institut shtojnë se, bazuar në përvojën e tyre, burime kryesore të metanit janë minierat e vjetra të qymyrit dhe deponitë e mbeturinave.

Për deponitë e mbeturinave shpreh shqetësim edhe profesori Zeqiraj.

“Dyoksidi i karbonit dhe metani përbëjnë rreth 90 për qind të gazrave që lirohen. Por, nga deponitë lirohen edhe gazra të tjera, si amoniak, sulfide, substanca azotike, hidrogjen etj, me pasoja për shëndetin publik të rrethinave”, thotë ai.

Kërkesës së Radios Evropa e Lirë për informacione rreth kësaj teme nuk i është përgjigjur Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit.

Mirëpo, sipas Inventarit të Gazeve Serrë për Kosovën, të publikuar nga ta gjatë vitit të kaluar, thuhet se 86 për qind e emetimeve të gazrave serrë, përfshirë metanin, vijnë nga sektori energjetik, ndërsa pjesa e mbetur nga bujqësia, mbeturinat dhe industria.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur KEK-un për lirimin e gazrave serrë nga termocentralet e tij dhe strategjitë e ardhshme për përmirësim, por s’ka marrë përgjigje.

Si ndikon metani në shëndet?

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thonë se efektet e metanit në shëndet mund të jenë mjaft serioze dhe jo vetëm në frymëmarrje.

“Mund të kemi ndryshime të humorit, të folur të paqartë, probleme me shikimin, humbje të kujtesës, të përziera, të vjella, skuqje të fytyrës dhe dhimbje koke”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

E, në zonat ku qytetarët kanë më shumë kontakt me metanin në ajër, nga IKSHPK-ja thonë se ndikimi mund të jetë edhe më i rëndë.

“Mund të shkaktojë ndryshime në frymëmarrje, përkeqëson sëmundjet e mushkërive, shkakton sulme astmatike dhe rrahje të zemrës, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekshmëri si dhe rrit rrezikun e goditjes në tru, probleme të ekuilibrit, mpirje dhe pavetëdije”, thonë nga IKSHPK-ja.

Kosovarët me ajër të ndotur jashtë dhe brenda shtëpisë

Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova janë tri komuna që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
1/19 Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova janë tri komuna që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Pamje e ajrit të ndotur në Fushë Kosovë.
2/19 Pamje e ajrit të ndotur në Fushë Kosovë.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit në Obiliq.
3/19 Ndotja e ajrit në Obiliq.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ajri i ndotur në Prishtinë.
4/19 Ajri i ndotur në Prishtinë.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ajri në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B.
5/19 Ajri në Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Kosova prodhon mbi 90 për qind të energjisë elektrike nga djegia e qymyrit në këto termocentrale.
6/19 Kosova prodhon mbi 90 për qind të energjisë elektrike nga djegia e qymyrit në këto termocentrale.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Dy faktorë tjerë që rrisin nivelin e ndotjes së ajrit janë djegia e qymyrit nga amvisëritë dhe nga qarkullimi i automjeteve.
7/19 Dy faktorë tjerë që rrisin nivelin e ndotjes së ajrit janë djegia e qymyrit nga amvisëritë dhe nga qarkullimi i automjeteve.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit nga industria dhe ndotja e ajrit në shtëpi janë shqetësime të mëdha shëndetësore në Kosovë.
8/19 Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit nga industria dhe ndotja e ajrit në shtëpi janë shqetësime të mëdha shëndetësore në Kosovë.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit, sipas OBSH-së, kontribuon në sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes.<br />
Për të reduktuar ndotjen, ndër tjerash, Kosova ka në fuqi një vendim që nuk lejon regjistrimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet nga dita e prodhimit.<br />
&nbsp;
9/19 Ndotja e ajrit, sipas OBSH-së, kontribuon në sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të frymëmarrjes.
Për të reduktuar ndotjen, ndër tjerash, Kosova ka në fuqi një vendim që nuk lejon regjistrimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet nga dita e prodhimit.
 
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Një anketë me 2.000 familje vuri në pah ndërgjegjësim të kufizuar, sidomos në zonat rurale ku banorët rezultuan se përballen me shumë probleme shëndetësore, si irritime të syve, hundës, fytit &nbsp;dhe probleme me frymëmarrjen.
10/19 Një anketë me 2.000 familje vuri në pah ndërgjegjësim të kufizuar, sidomos në zonat rurale ku banorët rezultuan se përballen me shumë probleme shëndetësore, si irritime të syve, hundës, fytit  dhe probleme me frymëmarrjen.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Gratë, të cilat merreshin kryesisht me gatimin, sipas anketës ishin më të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm.&nbsp;<br />
&nbsp;
11/19 Gratë, të cilat merreshin kryesisht me gatimin, sipas anketës ishin më të ekspozuara ndaj ndotjes së ajrit të brendshëm. 
 
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Krahas ndotjes së përgjithshme të ajrit, sipas anketës, pirja e duhanit dhe përdorimi i burimeve të dëmshme për gatim dhe ngrohje përkeqësojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.<br />
&nbsp;
12/19 Krahas ndotjes së përgjithshme të ajrit, sipas anketës, pirja e duhanit dhe përdorimi i burimeve të dëmshme për gatim dhe ngrohje përkeqësojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
 
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit përkeqësohet veçanërisht kur ulen temperaturat.&nbsp;Kuvendi i Kosovës ka miratuar strategjinë për Energji 2022-2031. Me këtë strategji Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t&rsquo;i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.&nbsp;Strategjia, parasheh që thëngjilli të hiqet tërësisht nga përdorimi deri në vitin 2050.<br />
<br />
&nbsp;
13/19 Ndotja e ajrit përkeqësohet veçanërisht kur ulen temperaturat. Kuvendi i Kosovës ka miratuar strategjinë për Energji 2022-2031. Me këtë strategji Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme. Strategjia, parasheh që thëngjilli të hiqet tërësisht nga përdorimi deri në vitin 2050.

 
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit në rajonin e Prishtinës vërehet gati çdo stinë të vitit. Në këto fotografi të shkrepura në muajin prill të këtij viti shihen tymtarët e termocentraleve duke ndotur ajrin.Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
14/19 Ndotja e ajrit në rajonin e Prishtinës vërehet gati çdo stinë të vitit. Në këto fotografi të shkrepura në muajin prill të këtij viti shihen tymtarët e termocentraleve duke ndotur ajrin.Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit nga tymtarët e termocentraleve në Obiliq ndërsa aty pranë është kjo shtëpi ku jetojnë banorë.&nbsp;Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
15/19 Ndotja e ajrit nga tymtarët e termocentraleve në Obiliq ndërsa aty pranë është kjo shtëpi ku jetojnë banorë. Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Pamje nga ndotja e ajrit në Plementin, Obiliq. Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
16/19 Pamje nga ndotja e ajrit në Plementin, Obiliq. Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja nga gazrat që lirohen nga termocentralet në Obiliq.&nbsp;Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
17/19 Ndotja nga gazrat që lirohen nga termocentralet në Obiliq. Fotografi e bërë në prill të vitit 2024.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Banorë në Plementin e mbuluar nga ndotja e ajrit, Obiliq, prill 2024.
18/19 Banorë në Plementin e mbuluar nga ndotja e ajrit, Obiliq, prill 2024.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Ndotja e ajrit nga termocentrali Kosova B.
19/19 Ndotja e ajrit nga termocentrali Kosova B.
Obiliqi, Prishtina dhe Fushë Kosova  janë tri komunat që vazhdimisht përballen me nivel të lartë të ndotjes së ajrit.  Ajri në këto qytete ndotet kryesisht nga dy termocentralet e vjetruara në Obiliq, Kosova A dhe Kosova B. 
Previous slide
Next slide

Bazuar në raportin për ndotje të ajrit të këtij institucioni, në Kosovë ka pasur rritje të pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes gjatë vitit të kaluar. Rreth 6.500 vizita për probleme të tilla u kryen në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, prej të cilëve 3.244 ishin fëmijë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilëson metanin si gazin kryesor që ndikon në ndryshimet klimatike dhe ndër shkaktarët kryesorë të problemeve me frymëmarrje e të shëndetit kardiovaskular.

Cila është zgjidhja për përmirësimin e gjendjes?

Sipas profesorit Veselaj, prioritet duhet të jetë trajtimi i deponive ilegale të mbeturinave.

“Afërsisht gjysma e mbeturinave që përfundojnë në deponitë e Kosovës janë mbeturina organike [si mbetjet ushqimore], që njëkohësisht janë edhe burim i metanit. Duhet promovuar praktikat e ndarjes apo riciklimit të mbetjeve”, thotë ai, duke shtuar se kjo do të ndikonte në nivel më të ulët të mbetjeve organike nëpër deponi, e rrjedhimisht nivel më të ulët të metanit në ajër.

Edhe IKSHPK-ja ka disa kërkesa urgjente për menaxhimin e burimeve të metanit në ajër.

“Urgjentisht të merren masa rigoroze të kontrollit teknik të automjeteve, mirëmbajtja e rrugëve, menaxhimi i drejtë i mbeturinave të ngurta, monitorimi transparent dhe i vazhdueshëm i filtrave të termocentraleve”, thonë nga IKSHPK-ja.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Koosvës nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me këtë temë.

Gjatë fushatës zgjedhore të sivjetme, para zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, gjendja e mjedisit nuk ishte pikë kyç e diskutimit. Partitë që garuan nuk paraqitën plane të detajuara se si do t’i adresonin këto probleme.

Ndërkaq, në shtetet e Bashkimit Evropian, aty ku Kosova synon që një ditë të anëtarësohet, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të menaxhuar ndotjen nga metani.

Për shembull, Gjermania ka zbatuar teknologji të avancuara për përpunimin e mbetjeve organike dhe riciklimin e tyre, duke reduktuar nivelin e metanit në ajër.

Shumica e shteteve të BE-së kanë investuar edhe në burime alternative për prodhimin e energjisë si ajo diellore, dhe mospërdorimin e thëngjillit në termocentrale.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG