Në të kaluarën hapte dritaret çdo mëngjes për të ajrosur shtëpinë. Por, Izet Grajqevcit, 53- vjeçarit nga Obiliqi, një gjë e tillë vetëm se do t’ia vështirësonte qëndrimin në shtëpinë e tij, sidomos gjatë stinës së dimrit. Kjo për shkak të ajrit të ndotur dhe smogut të dendur.