Produktet ushqimore me afat të skaduar ose të prishura për shkak që nuk janë mbajtur në temperaturën dhe ambientin e duhur e mungesa e kontrollit, janë vetëm disa nga arsyet përse qytetarët në Kosovë mendojnë se ushqimi nuk është i sigurt.
Edhe tri partitë më të mëdha nga Kosova janë të angazhuara në mënyra të ndryshme - sipas statuteve të tyre - me partitë e orientimit të njëjtë evropian.
Shuma e përcaktuar e pensioneve në Kosovë ndër vite ka qenë e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet minimale të përfituesve, thotë një raport i IKD-së.
Në ditën e parë të qershorit u bë i ditur arrestimi i një tjetër shqiptari të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, në Merdare. Serbia e akuzon atë për kryerje të krimeve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Çfarë po ndodh me të dhe me shqiptarët tjerë të arrestuar nën akuzat e njëjta?
Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e shpronësimit në komunën e Leposaviqit dhe atë të Zubin Potokut në janar të vitit 2023, kur disa toka atje i ka shpallur “pasuri të paluajtshme me interes të veçantë publik - të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore me interes publik”.
Ligji për arsimin parauniversitar në Kosovë përcakton që vijimi i shkollimit nga klasa e parë në të nëntën, është i detyrueshëm dhe përgjegjës kryesor parashihen prindërit e fëmijës.
Bashkimi Evropian është duke shqyrtuar edhe si t’i qaset dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe kandidatët potencialë për ta ndërmjetësuar atë.
Më 2023, mosha mesatare e popullsisë së BE-së arriti në 44.5 vjeç. Sipas Eurostat-it, kjo do të thotë se gjysma e popullsisë së BE-së është më e vjetër se 44.5 vjeç.
Autoritetet serbe po vazhdojnë të arrestojnë shtetas të Kosovës, nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës në fund të viteve ’90.
Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet, në shkëmbim të mbi 200 milionë eurove, ka ngritur shqetësime se mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut për të burgosurit nga Danimarka, por edhe për ata brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.
Prerje, gërvishtje, shenja në trup… Këto lëndime ia kanë shkaktuar vetes rreth 20 nxënës të tri shkollave fillore në Kosovë, të frymëzuar, siç thonë udhëheqësit e shkollave, nga videot në rrjetin social, TikTok.
Pavarësisht çmimeve më të lira se në treg, interesi i blerësve për to mungon - mesa duket për shkak të perceptimeve kulturore që lidhen me blerjen e pronave të poseduara.
Shfaq më shumë