Zgjedhjet e parakohshme në Francë, që do të mbahen në fund të këtij muaji, kanë zgjuar interesim përtej këtij vendi. Sondazhet, tash për tash, e nxjerrin në epërsi partinë e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, e cila është thellësisht nacionaliste, euro-skeptike dhe anti-migrante.