Ndërlidhjet

Qendër votimi në Prishtinë.
Qendër votimi në Prishtinë.

Drejtpërdrejt Kosova zgjedh udhëheqësit e komunave

E përditësuar

• Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale.

• Të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

• Institucionet e Kosovës dhe misionet ndërkombëtare u kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë lirshëm dhe pa ndikime të jashtme.


09:28

Kurti fton qytetarët të dalin për të votuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, votoi rreth orës 9:00 në një qendër votimi në Prishtinë.

Pas hedhjes së votës, ai iu drejtua gazetarëve duke ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, që të përfshihen aktivisht në vendimet për komunat e tyre.

“Votojmë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm në komunat tona. Përveçse qytetarë të Republikës së Kosovës, jemi edhe banorë të komunës. Ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën, të bëhen hisedarë në zgjidhjen e problemeve që kanë”, tha ai.

Kurti dha mesazhin e tij edhe në gjuhën serbe dhe atë angleze.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti - Fotografi arkivi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti - Fotografi arkivi
09:14

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet për zgjedhjet lokale janë hapur në kohë, me përjashtim të ndonjë vonese.
  • KQZ-ja ka siguruar se platforma për rezultatet preliminare, e cila gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit ka pasur pengesa të vazhdueshme, tashmë është funksionale.
  • Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në orën 11:30, kur do të njoftohet për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 11:00.
  • Zgjedhjet po zhvillohen edhe në komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq - të cilat për më shumë se dy vjet kanë qenë nën udhëheqjen e kryetarëve shqiptarë.
  • Për më shumë informacione rreth këtyre zgjedhjeve, shikoni këtë video.
08:58

Akuza Serbisë për ndërhyrje në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, akuzoi Serbinë për ndërhyrje të drejtpërdrejta në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Gjatë takimit me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, më 9 tetor, ajo theksoi se Serbia po ndikon përmes “blerjes së votës, frikësimit dhe dhunës” - një praktikë që, sipas saj, është përsëritur ndër vite.

Akuza të ngjashme bëri edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se Serbia po ndërhyn duke bërë vendime për vende pune dhe përfitime financiare.

08:44

Pse dhe si të votoni?

Pse është e rëndësishme të votoni dhe çfarë duhet të dini për zgjedhjet lokale? E shpjegojmë shkurtimisht në këtë video:

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet lokale? Çfarë duhet të dini për zgjedhjet lokale?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:40 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG