Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.
2017-a në foto

25
Vullnetarët ndihmojnë të evakuojnë njerëzit pasi stuhia Harvei goditi në Hjustonin Lindor të Teksasit. 28 gusht, 2017. (Reuters/Adrees Latif)

26
Një punëtor lanë statujën e Vladimir Leninit në Shën Petersburg më 28 shtator, 2017, pothuajse 100 vjet pas Revolucionit Rus. (AFP/Olga Maltseva)

27
Tym dhe flakë shihen pas një shpërthimi në një depo të armatimit në Ukrainën qendrore më 27 shtator, 2017. Rreth 30 mijë persona u evakuuan pas këtij shpërthimi. (Reuters/Gleb Garanich)

28
Një grua me flamurin e Katalonjës ecën përmes fletëvotimeve të referendumit, të hedhura në tokë nga protestuesit pro-pavarësisë, gjatë një tubimi në Barcelonë të Spanjës. 1 tetor, 2017. (AP/Emilio Morenatti)