Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.
2017-a në foto

29
Një pjesëtar i Forcave Demoraktike Siriane (SDF) që mbështeten nga SHBA-ja, shikon betejën për rimarrjen e qytetit të Rakës nga militantët e Shtetit Islamik. 16 tetor, 2017. (AFP/Bulent Kilic)

30
Konfrontim në një tubim ku Richard Spencer, një zëdhënës i nacionalistëve të bardhë, ishte duke mbajtur fjalim në Floridë. 19 tetor, 2017. (Reuters/Shannon Stapleton)

31
Spitali në Douma të Sirisë. Më 26 tetor, 2017 shtatë persona u vranë pas bombardimeve në zonat e banuara nga civilët. (EPA-EFE/Mohammed Badra)

32
Fotografët ndihmojnë refugjatët Rohigya të kalojnë lumin, teksa ata po largohen nga Mianmari për në Bangladesh. 1 nëntor, 2017. (Reuters/Hannah McKay)