Vjeshta në Prishtinë
Duke qenë llojesh të ndryshme, drurët nëpër parqe e përgjatë rrugëve e shesheve në Prishtinë, i kanë dhënë një pamje të bukur plot ngjyra kryeqytetit të Kosovës këtë fund tetori. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, ju sjell këto pamje të bukura të përmbledhura në një fotogaleri.

5
Parku para Fakultetit të Filologjisë, pranë Katedrales "Shën Tereza" në Prishtinë.

6
Gjethet e disa prej drurëve përgjatë sheshin kryesor të kryeqytetit kanë marrë ngjyrë të kuqrremtë.

7
Pamje nga lart e Katedrales "Shën Tereza" dhe Kampusit Universitar në Prishtinë.

8
Drurët të ndryshëm për nga lloji, kanë krijuar larmi ngjyrash këtë fund tetori duke i dhënë një pamje të bukur qytetit.