Rrahman Osmani është operator i studios në byronë në Prishtinë të Radios Evropa e Lirë.
Shishe qumështi, varëse ari, këpucë fëmijësh, shkrepësa... Artefakte të të zhdukurve nga lufta e fundit e Kosovës qëndrojnë të shpërndara nëpër shtëpi, zyra e bodrume. Disa janë humbur e disa janë dëmtuar.
Mbi 1.600 emra të të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë janë gdhendur në dy pllaka druri. Familjarët i shkruan me dorë emrat e të afërmve të tyre në letra, ndërsa artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart i shndërruan ato shkrime në memorial.
Qytetarët kanë nisur ta përdorin urën e re mbi Ibër, për të kaluar nga Mitrovica e Jugut në atë Veriut dhe anasjelltas. Disa nga ta, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë një ditë pas hapjes së urës, thanë se tani lëvizja është më e lehtë.
Ushqime tradicionale, veshje kombëtare, punime dore, perime të freskëta nga kopshte familjare, si dhe produkte të tjera artizanale u ekspozuan në panairin e grave “Me zemër për Diasporën”, që nisi të enjten, më 7 gusht, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
"Irani është më i dobët, më i cenueshëm dhe më i izoluar sesa dy javë më parë, thotë ish-negociatori amerikan, Robert Einhorn, për Radion Evropa e Lirë.
Fred Fleitz, nënkryetar i Institutit “America First Policy” dhe ish-zëvendësasistent i presidentit amerikan, Donald Trump, në vitin 2018, tha se Irani nuk është në pozitë që të vendosë kushte ndaj Uashingtonit për Izraelin.
Autoritetet serbe e dyshojnë Arbnor Spahiun, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, për “vrasjen e rëndë” të tre sulmuesve serbë gjatë përleshjeve të armatosura në Banjskë, në shtator të vitit 2023.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka qenë të martën nikoqire e Ditës së Vizitorëve të Shquar të ushtrimit fushor shumëkombësh “Defender Europe 25”.
Me thirrjet “asnjë cent më shumë”, qytetarët protestuan në Prishtinë më 5 prill kundër rritjes eventuale të çmimit të energjisë elektrike. Kompanitë energjetike i kanë kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të rrisë tarifat e energjisë për 15 për qind.
Dy vrasje dhe një vetëvrasje në Vushtrri, një tjetër vrasje në Prishtinë. Të gjitha këto që ndodhën ditëve të fundit dyshohet se janë kryer me armë pa leje.
Radio Evropa e Lirë gjatë 9 shkurtit transmetoi drejtpërdrejt një emision special lidhur me zgjedhjet parlamentare 2025 në Kosovë, duke ofruar analiza të thelluara me mysafirë në studio, rezultate në kohë reale dhe lidhje direkte nga terreni.
I organizuar për herë të parë në Kosovë, Kayak Fest, është hapur në pasditen e së premtes në Batllavë të Komunës së Podujevës. Organizatorët kanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës (PK) shënoi ceremoninë kryesore të shënimit të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Pjesëtarë të njësiteve të ndryshme të këtyre dy institucioneve parakaluan në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Autoshkolla, dyqane rrobash, artistë të tatuazheve, biznese që merren me shitjen e veturave dhe që kryejnë shërbime hidraulike. Të gjitha këto biznese të shpërndara nëpër qytetet e Kosovës mbajnë emrat e personaliteteve që 25 vjet më parë kishin pozita të larta politike.
Në Repartin e Psikiatrisë për Fëmijë dhe Adoleshentë, këtë muaj u bë përurimi i disa investimeve nëpërmjet një projekti për efiçiencë të energjisë. Investime të pjesshme u bënë edhe brenda repartit, por brenda gjendja nuk është aq e mirë.
Kosova duket se ka ndryshuar qëndrim dhe është e gatshme të shkruajë një draft-statut për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në këtë episod special të podkastit Libertas, një e mbijetuar e dhunës në familje rrëfen historinë e saj, nga vdekja e bashkëshortit e deri tek dhuna psikike e fizike që ia shkaktoi i ati saj.
Kryeministri i Kosovës thotë se nuk do të pranojë propozime lidhur me dinarin e që janë në kundërshtim me rregulloren e BQK-së. Sa i takon çështjes së dialogut politik me Serbinë, ai thotë se ky proces ka ngecur te shkeljet që ia bën Serbia marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se shteti i tij po heton për lidhjet e shtetit serb me sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në këtë intervistë, emisari amerikan tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimet për dinarin.
Shfaq më shumë