Vjeshta në Prishtinë
Duke qenë llojesh të ndryshme, drurët nëpër parqe e përgjatë rrugëve e shesheve në Prishtinë, i kanë dhënë një pamje të bukur plot ngjyra kryeqytetit të Kosovës këtë fund tetori. Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Rrahman Osmani, ju sjell këto pamje të bukura të përmbledhura në një fotogaleri.

9
Njerëzit duke shijuar një pasdite tetori me diell në Parkun e Arbërisë në Prishtinë, i cili ka marrë një pamje të bukur vjeshte, 20 tetor 2023.

10
Një fëmijë duke ngarë biçikletën në shtegun e mbuluar nga gjethet në Parkun e Arbërisë më 20 tetor 2023.

11
Toka, drurët dhe qielli në Parkun e Arbërisë në Prishtinë, më 20 tetor 2023.

12
Gjelbërim përgjatë rrugëve në qendër të Prishtinës, 20 tetor 2023.