Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veri të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Veriu i Kosovës përmes fotografive
5
Gjatë natës së 10 dhjetorit është raportuar për sulme mbi patrullat vëzhguese të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
6
Mitrovica e Veriut, mëngjesin e 11 dhjetorit.
7
Policia e Kosovës vazhdon prezencën e shtuar në lagjet e përziera etnikisht, si Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
8
Mahalla e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.