Mëngjesi i 11 dhjetorit ishte i qetë në veri të Kosovës, por rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. Paraditen e së dielës lëvizjet e banorëve lokalë kanë qenë të pakta.
Veriu i Kosovës përmes fotografive

9
Rruga që të çon në Rudarë, komuna e Zveçanit.

10
Më 10 dhjetor në Rudarë, serbët lokalë u mblodhën në shenjë pakënaqësie për arrestimin e ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq nga radhët e komunitetit serb, ku vendosën barrikada. 11 dhjetor 2022.

11
Si rrjedhojë, Policia e Kosovës mbylli rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak që lidhin Kosovën dhe Serbinë, duke e konsideruar këtë vendim si masë paraprake të sigurisë.

12
Qytetarët serbë janë mbledhur në Rudarë, në anën tjetër të rrugës së bllokuar. 11 dhjetor 2022.