Veriu përballë largimeve të serbëve nga institucionet
Në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok), zyrtarët serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Largimi i tyre vjen në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e një plani prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në ato RKS - Republika e Kosovës.
![Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. ](https://gdb.rferl.org/802c0000-c0a8-0242-8d1a-08dac0cbc150_w1024_q10_s.jpg)
9
Përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë - kanë thënë se serbët do të kthehen në institucione, kur Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga plani për riregjistrim të makinave dhe të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
![Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë. ](https://gdb.rferl.org/802c0000-c0a8-0242-93d4-08dac0cbe5fc_w1024_q10_s.jpg)
10
Ky është vendi ku policia e trafikut të Policisë së Kosovës qëndron në Grabovc të Zveçanit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë.
![Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova. ](https://gdb.rferl.org/000a0000-0aff-0242-64e1-08dac0cbd8b0_w1024_q10_s.jpg)
11
Serbia insiston që Kosova të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave serbe në ato në RKS. Më herët, Beogradi ka propozuar që të përdoren targa KS (me status neutral ndaj pavarësisë së Kosovës), por ky propozim është hedhur poshtë nga Kosova.
![Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.](https://gdb.rferl.org/000a0000-0aff-0242-5faf-08dac0cbbacb_w1024_q10_s.jpg)
12
Gjykata Themelore në Mitrovicën e Veriut.